Home / Showbiz / Dikur ishte e bukur dhe Miss, sot e shpërfytyruar nga acidi. Ja rrëfimi tronditës (Foto)

Dikur ishte e bukur dhe Miss, sot e shpërfytyruar nga acidi. Ja rrëfimi tronditës (Foto)

“Shihni si në ka katandisur, shihni si është fytyra ime tani”

Kështu e nis rrëfimin 27-vjeçarja Gessica Notaro, e cila dikur ka konkurruar në Miss Italia por që tashmë jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht.

Gessica ka zgjedhur emisionin Maurizio Costanzo Show për të treguar tragjedinë e saj, dukje treguar live shenjat e shpërfytyrimit nga acidi.

Vajza e re e cila ka dalë deri në finale të Miss Italia 2007 tregoi për makthin e përjetuar disa vite më parë.

Pas ndarjes nga i dashuri, i cili e keqtrajtonte ajo vendosi ta denonconte në polici dhe kjo e fundit i dha urdhër Jorge Edson Tavares që mos t’i afrohej.

Disa muaj më vonë ish-i dashuri mori hak kundër saj duke i hedhur acid në fytyrë dhe shpërfytyruar. Kur hyri në studio 27-vjecarja kishte një shall në fytyrë, të cilën pak çaste më vonë e hoqi duke treguar shenjat e theksuara nga djegiet me acid.

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *