Home / Lajme / Maqedoni / Dimitriev nuk e njeh zgjedhjen e Xhaferit për kryetar Kuvendi, nuk pajtohet as me Agim Nuhiun

Dimitriev nuk e njeh zgjedhjen e Xhaferit për kryetar Kuvendi, nuk pajtohet as me Agim Nuhiun

Kryeministri Teknik, Emil Dimitriev, e ka dënuar dhunën e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë ku u sulmuan gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare,

Megjithatë, Dimitriev nuk e njeh zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë. Ai nuk pajtohet as me konstatimine ministrit të MPB-së, Agim Nuhiu, në lidhje me përgjegjësi të Mitko Çavkovit.

Dimitriev bën thirrje për qetësi dhe mençuri te politikanët si edhe te qytetarët për të mbrojtur cilësinë e marrëdhënieve ndëretnike. Ai shprehu keqardhje për, siç thot, pohimet për gjoja masë të tepërt të forcës të ushtruar nga policia gjatë tentimit të ndalimit të protestuesve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *