Home / Lajme / Maqedoni / Dimovski: Mos tentoni të bëni grusht-shtet

Dimovski: Mos tentoni të bëni grusht-shtet

Deputeti i VMRO-DPMNE_së, Ilija Dimovski duke ju drejtuar Zoran Zaevit, tha se përzgjedhje e kryetarit të Kuvendit jashtë sallës së Kuvendit nuk do t’i sjell Maqedonisë diçka të mirë.

“Unë dua tu lus sinqerisht të mos mundoheni tua merrni deputetëve të drejtën e fjalës, sepse kjo nënkupton marrjen e së drejtës së fjalës popullit. E dyta tu lus shumë sinqerisht mos u mundoheni të bëni grusht shtet, ju lus sinqerisht si njeri, nuk mendoj se zgjedhja e kryetarit jashtë këtij objekti, jashtë sallës, do të jetë e mirë. As i Kuvend dhe as ajo Qeveri nuk do të jetë e hajrit. Unë ju kuptoj se jeni nënpresion të njerëzve që presin poste, por ju do të mbani përgjegjësi. Nëse deputetët nuk flasin, do të vijë koha qytetarët të flasin. Ky do të jetë dëmi më i madh që do ti bëhet Republikës së Maqedonisë”, tha Ilija Dimovski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *