Home / Lajme / Maqedoni / Diplomati Suedez Bildt, refuzon të takojë Ivanov

Diplomati Suedez Bildt, refuzon të takojë Ivanov

Carl Bildt, ish-kryeministër dhe ish-shef diplomacie i Suedisë, është zyrtari më i fundit perëndimor që tregon reagimin e Europës ndaj qëndrimit të presidentit maqedonas, Gjorge Ivanov.

“Nuk mund të thuhet se ai e ka refuzuar takimin me mua, – ishte komenti i Bildt. – Por që të jem i sinqertë, nuk kam as interesin më të vogël për t’u takuar me të. Kemi shumë takime të tjera të rëndësishme me lojtarët kryesorë politikë. Nuk jemi këtu për presidentin”, u shpreh diplomati europian, pas takimit me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Mesazhi i Bildt ishte i ngjashëm me atë të eksponentëve të lartë të bllokut përpara tij: vetëm respektimi i demokracisë, Kushtetutës dhe Europës do ta çojnë Maqedoninë përpara.

I pari me Bildt u takua kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili e ka njohur ish-kryeministrin suedez me planet e shumicës së re për të zhbllokuar punimet e Kuvendit, percjell t.ch

“Shumica parlamentare ka marrë përsiper ta zhvillojë këtë proces sipas rregullores, Kushtetutës e ligjeve”, është shprehur ai.

“Shpejt do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit dhe më pas Qeveria e reformave. Ky është vendimi i pjesës dërrmuese të qytetarëve nga zgjedhjet dhe të gjitha institucionet vendase janë të detyruara të sigurojnë transferim të qetë të pushtetit”, deklaroi Zaev.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *