Home / Kryesoret / Dita botërore e shëndetësisë

Dita botërore e shëndetësisë

Me rastin e Ditës botërore të shëndetit – 7 prilli, që këtë vit i kushtohet depresionit, Shoqata e mjekëve të Maqedonisë organizon tubim solemn, ndërsa EPSH Shtëpia e shëndetit në Shkup do të vendosë pika në sheshin e Maqedonisë për informim të qytetarëve për ndihmë gjatë depresionit.

Në tubim ku do të prezantohet referat rasti me temë “Depresioni – ejani të bisedojmë”, siç është edhe motoja e sivjetme e Organizatës botërore të shëndetësisë për Ditën botërore të shëndetit. Është paralajmëruar fjalim i kryetarit të SHMM-së, doc.dr. Goran Dimitrov dhe do të ndahen mirënjohje nga SHMM.

Nëpër pikat, ndërkaq, qytetarët do të mund të flasin me punonjës shëndetësor dhe të informohen për shkaqet dhe pasojat e mundshme nga depresioni, si t’i njohin simptomet dhe ku mund të kërkojnë ndihmë. Familja, miqtë dhe kolegët gjithashtu mund të informohen se si t’u ndihmojnë personave me depresion. Do të ndahen edhe fletushka me përmbajtje preventive për depresionin, të përpunuara nga Organizata botëroe e shëndetësisë.

Sipas të dhënave të OBSH-së, 322 milionë njerëz apo 4,4 për qind të popullatës botërore në nivel global kanë depresion. Është konstatuar se depresioni është shkaku kryesor për 800.000 vetëvrasje në nivel vjetor në botë dhe se është shkaku i dytë kryesor për vdekshmërinë në mesin e popullatës më të re.

Qëllimi i fushatës “Depresioni – ejani të bisedojmë”, është që një numër sa më i madh i jjerëzve të cilët kanë simptome të depresionit, të kërkojnë ndihmë me kohë. Organizata botërore shëndetësore këtë vit posaçërisht vëmendje u kiushton personave  të cilët janë më të ndjeshëm, siç janë adoleshentët dhe të rinjtë, gratë në periudhën reproduktive, posaçërisht pas lindjes, si dhe personat e moshuar.

Sipas projektit të Minsitrisë së Shëndetësisë, EPSH Shtëpia e shëndetit Shkup, prej dhjetorit të vitit 2014, në pesë poliklinika ka hapur qendra për depresion, të cilat punojnë nga një ditë në[ javë në periudhë prej orës 15:00 deri në orën 20:00. Në qendër punon ekipi prej specialistit mjek psikiatër dhe motrës mjekësore. Deri më tani në Qendrat për depresion, shërbim kanë kërkuar 324 persona.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *