Home / Lajme / Dita botërore për siguri dhe shëndnet në punë: Vitin e kaluar 894 të lënduar në vendin e punës

Dita botërore për siguri dhe shëndnet në punë: Vitin e kaluar 894 të lënduar në vendin e punës

Vitin e kaluar janë regjistruar 894 të lënduar në punë, që është për 27 për qind më pak në krahasim me vitin 2015 në të cilin janë regjistruar 1.222 të lënduar në punë, tregojnë të dhënat të cilat në ueb faqe i publikoi Instituti për shëndet publik i Republikës së Maqedonisë me rastin e 28 prillit, Ditës botërore për siguri dhe shëndet në punë.

Në strukturën e lëndimeve të regjistruara në punë, informojnë nga Instituti, edhe më tej numri më i madh janë ato të shënuara në industri dhe minierë edhe atë 356 lëndime ose 39,8 për qind nga numri i përgjithshëm i lëndimeve të regjistruara në Republikën e Maqedonisë në vitin e raportit. Lidhur me vitin 2015, numri i lëndimeve në industri dhe minierë është zvogëluar për 30,5 për qind.

Në vendin e dytë ndodhen lëndimet e regjistruara tek të siguruarit e tjerë ku janë regjistruar 175 lëndime gjegjësisht 19,5 për qind nga numri i përgjithshëm, që paraqet ulje prej 47 për qind në krahasim me vitin paraprak. Vitin e kaluar në vendin e tretë janë ranguar lëndimet e regjistruara në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale. Bëhet fjalë për 161 lëndime, ndërsa numri i tyre pothuajse është i pandryshuar në krahasim me vitin 2015.

Lëndimet në punë të regjistruara në komunikacion dhe lidhje vitin e kaluar e zënë vendin e katërt. Janë regjistruar 46 lëndime gjegjësisht 5,1 për qind nga numri i përgjithshëm i tyre. Krahasuar me vitin 2015 në këtë veprimtari afariste shënohet ulje e lëndimeve në punë prej 47 për qind.

Në ndërtimtari janë regjistruar 10 lëndime në punë, që paraqet 1,1 për qind nga numri i përgjithshëm i lëndimeve të regjistruara në periudhën e raportit. Në të njëjtën veprimtari, në vitin 2015 janë regjistruar 19 lëndime.

Në strukturën e numrit të përgjithshëm të lëndimeve në punë vitin e kaluar (si edhe në vitet paraprake të raportit) jashtëzakonisht më shumë ka punonjës të lënduar nga gjinia mashkullore. Kështu në vitin 2016, 662 lëndime (74 për qind nga të gjithë lëndimet), janë regjistruar tek punonjësit nga gjinia mashkullore. Në strukturën e lëndimeve sipas gjinisë vitin e kaluar punonjëset marrin pjesë me 26 për qind, gjegjësisht me 232 lëndime në punë.

Shkalla e lëndimeve në punë (shkalla e frekuencës-incidencës) vitin e kaluar në Republikën e Maqedonisë është 123,5 në 100.000 dhe në krahasim me vitin 2015, kur shkalla ishte 173,1 në 100.000, ajo është zvogëluar për pothuajse 30 për qind.

Nga Instituti për shëndet publik informojnë se është e domosdoshme vendosje të sistemit të integruar për ndjekje dhe paraqitje të lëndimeve në punë dhe sëmundje profesionale që do të mundësonte evidentim dhe regjistrim të të gjithë lëndimeve në punë dhe sëmundje profesionale.

Instituti për shëndet publik i Republikës së Maqedonisë, siç thuhet, disponon me kushte kadrovike dhe teknike, në bashkëpunim me institucionet relevante nga sfera e statistikës dhe me njësitë/subjektet relevante të raporteve të sigurojë implementim  të një sistemi të këtillë, i cili do të mundësonte  paraqitje të drejtpërdrejt on line të këtyre gjendjeve nga ana e mjekut të zgjedhur, si dhe inkuadrim i mjekëve specialistë të mjekësisë së punës, institucionet e autorizuar për mjekësi të punës dhe subjektet juridike për siguri në punë në sistem.

Konfederata e sindikatave ndërkombëtare në vitin 1996 më 28 prill e vendosi si Ditë ndërkombëtare në komemoracionin e viktimave dhe punonjësve të lënduar në mbarë botën, Për këtë arsye, në kujtim të atyre të cilët e kanë humbur jetën në ndonjë rast fatkeqësie në punë, Instituti për shëndet publik bën thirrje në mesditë për një minutë heshtje dhe nderim.

Shoqata për mbrojtje gjatë punës e Maqedonisë do ta shënojë Ditën botërore për siguri dhe shëndet në punë në sheshin Maqedonia para Urës së Gurit, me ç’rast në hapësirat e IITSI-së do të mbahet tryezë e rrumbullakët në organizim të Këshillit për siguri dhe shëndet gjatë punës i Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *