Home / Kryesoret / Dita e Shnëdetësisë kushtuar depresionit – (VIDEO)

Dita e Shnëdetësisë kushtuar depresionit – (VIDEO)

Me rastin e ditës botërore të shëndetësisë që këtë vit i kushtohet depresionit grupi shkencor i fakultetit të shkencave mjekësore  pranë Universitetit të Tetovës ka oganizuar një tribunë shkencore me temë “Depresioni Le të Flasim” ku për temën në fjalë përpara studentëve dhe profesorëve të tjerë në ambientet e amfiteatrit të fakultetit të shkëncave mjekësorë ligjëratë ka mbajtur profesori amerikan Timothy Gaul dhe doctor Arben Taravari. Për profesorin amerikan Timothy Gaul shkaqet rritjes së numrit të personave me depression janë nga më të ndryshmet duke filluar nga stresi, sëmundje të ndryshme të trurit, dhe çregullime të ndryshme hormonale.

Por a ekziston një kurim për shërimin e personave me depresion, ne kemi përmirësime në drejtim të shërimit të këtyre personave por fatkeqësisht vetëm 50 përqind prej tyre kanë pasur sukses ose kanë arritur që të shërohen . Fatkeqësisht depresioni është edhe njëra ndër shkaqet e rritjes së numrit të vetëvrasjeve , bashkë me zhvillimin teknologjik, modernizimin e një shteti rritet edhe numri i personave me stress dhe i personave që janë nën ndikim të depresionit, dhe kjo padyshim që njerëzit i shtyn edhe drejt vetëvrasjes, transmeton Televizioni Koha.

Sipas mjekut Arben Taravari për Televizionin Koha tha se një ndër shkaktarët kryesorë të depresionit, dhe përdorimit të medikamenteve antidepresiv është pasiguria, mungesa e sigurisë sociale, institucionale ndikon që vet njerëzit të humbasin besimin në vet shoqërinë ku jetojnë, dhe të gjitha këto janë shkaqet arsyet kryesore për paraqitjen e stresit dhe depresionit.

Në ndërkohë studentët e grupit shkencorë nga fakulteti i shkencave të mjekësisë kanë mbajtur ligjëratë për depresionin në shkollat e mesme gjimnazin “7 Marsi” dhe gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe depresioni është një sëmundje e karakterizuar me trishtim dhe humbje të interest në aktivitete që sjellin gëzim, depresioni shkakton ankth mendor dhe mund të ndikojë në aftësinë e njerëzve për të kryer edhe detyrat e thjeshta të përditshme. Sipas vlerësimeve të reja të prevalencës së depresionit, të lansuara nga Organizata botërore e shëndetësisë, sot numri i personave që jetojnë me depresion është rritur më shumë se 18% në mes viteve 2005-2015. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *