Home / Kryesoret / Dita ndërkombëtare e librit – (VIDEO)

Dita ndërkombëtare e librit – (VIDEO)

Dita ndërkombëtare e librit u shënua simbolikisht edhe në Tetovë. Por shumë pak aktivitete janë shënuar krahas hapjes së  një biblioteke në Gjimnazin 7 Marsi në Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

“Së bashku me disa shoqata të cilat veprojnë në sferën e arsimit e realizojmë këtë projekt të librarisë mobile. Edhe vendi është përzgjedhur në atë formë të gjitha në oborrin e shkollës, në vendet ku më tepër ka frekuentim të nxënësve me qëllim që libri të jetë më pranë nxënësve”, deklaroi Ahmed Qazimi, Sektori për Arsim Komuna e Tetovës, përcjellë Televizioni Koha.

 “Libri është instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së diturisë normalisht që ky eveniment do t’i nxis nxënësit të lexojnë sa më shumë libra sepse libri është larguar tepër nga nxënësit si pasojë e rrjeteve sociale”, tha profesori Urim Saliu, përcjellë Televizioni Koha.

23 prilli është shpallur si Dita Botëror e Librit në vitin 1995 me një rezolutë të UNESCO-s pasi u konsiderua se libri ka qenë historikisht instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *