Home / Lajme / Kronika e zezë / Djali largohet nga banesa me makinën e të atit, babai e denoncon të zhdukur

Djali largohet nga banesa me makinën e të atit, babai e denoncon të zhdukur

Një djalë i ri në Kavajë, rezulton e zhdukur qysh prej së martës. Ka qenë babai i tij, ai që ka bërë denoncim në polici, duke kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e të birit.

Sh. S., 60 vjeç me banim në Golem, është paraqitur në polici ditën e djeshme, duke denoncuar se e biri M.S., është zhdukur pa gjurmë prej dy ditësh duke marrë me vete edhe mjetin tip “Audi”, të të atit.

I shqetësuar për atë që mund t’i ketë ndodhur të birit, burri ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij.

Lidhur me denoncimin e 60- vjeçarit, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e të riut, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *