Home / Lajme / Djali na shpëtoi martesën: Në mes të grindjes shqiptoi këtë!

Djali na shpëtoi martesën: Në mes të grindjes shqiptoi këtë!

Katër fëmijë, katërmbëdhjetë vite martesë dhe grindja konstante na ka udhëhequr në rrugën e njohur të rrënimit

Nga kjo bisedë, e cila erdhi nga pyetja e djalit tonë, ne e kuptuam se kështu nuk shkon më. Dhe a e dini në fakt çka na ka frustruar më së shumti? Na ka frustruar ajo që, pa marrë parasysh duart dhe këmbët e vockla dhe hapësirën e ngushtë si dhe klithmat dhe britmat – kemi qenë shumë të vetmuar.

Nganjëherë në jetë, jetojmë nëpër të dhe aspak nuk e kuptojmë se ku po shkojmë, në cilën rrugë po shkojmë, a kemi qëllim, apo edhe më mirë, aspak nuk e kuptojmë se mund të shkojmë deri te këndi pas të cilit na pret ndonjë kurth për të cilin fare nuk jemi të gatshëm. Vetëm jetojmë. Nga dita në ditë. Pra, si do që të jetë.

Kështu kemi jetuar edhe ne”, ka filluar tregimin një nënë. “Pranverën e kaluar, djali i cili ka gjashtë vjet dhe unë rastësisht i shikonim vajzat tona – kemi edhe tri vajza të reja, dhe befas më pyeti a duhet patjetër edhe ai të martohet kur të rritet?”.

Automatikisht i thashë – jo, ti mund të bësh çka të duash, përderisa kjo të bën të lumtur!

Oh, mirë atëherë”, e tha këtë me një lehtësim të madh me zë dhe kështu vazhdoi sikur ai vërtetë nuk dëshiron të grindet me dikë gjatë gjithë kohës.

U shokova.

Ishte një grusht i tillë për mua sa që, mendoj unë, u zbeha. Nuk e di. Nuk jamë e sigurt, por më shokoi. Pas kësaj mbrëmje u ula pranë burrit dhe i tregova çka më ka thënë djali.

Fakt është se unë dhe burri vazhdimisht jemi grindur për diçka. Mendoj, jemi të shumtë. Është kujdesje e madhe. Gjithjë diçka nevojitet. Nuk kemi qetësi asnjë sekondë. Madje as kur flejmë. Nuk kemi qenë gjithmonë të zemëruar me njëri-tjetrin. Në fakt kemi qenë nervoz. Dhe kur i tregova këtë edhe ai u zbeh ngadalë. Po, të dy e kuptuam se djali ynë i ëmbël, i pafajshëm çka donte të na thoshte. Kështu më në fund u hapëm me njëri-tjetrin. Filluam të bisedojmë.

Filluam të nxjerrim nga vetja gjithçka që na mundonte, ato që shumë herët duhej t’ia kishim thënë njëri-tjetrit. Bisedonim haptas për martesën tonë dhe gjithçka që na mundon. Për 14 vite, sa jemi bashkë, për herë të parë e kam menduar thjeshtë si do të ishte sikur të mos ishim bashkë.

Fakti është se burri im tërë kohën ka qenë mjaft i padurueshëm, gjithmonë ndizej shpejtë, por në të vërtetë ishte shumë i mjerë dhe i palumtur. Nga ana tjetër, unë jam, siç ka thënë ai, jam dakord me të, kam qenë tepër e nxënë me veten dhe fëmijët që të ndërmarrë diçka në lidhje me martesën sonë. Kam qenë vazhdimisht plot zemërim dhe inat dhe rrallë kam pasur kohë për të.

Natyrisht, mes nesh janë katër fëmijë, por ata vërtetë nuk janë dhe nuk guxon të janë arësyetim për martesën e keqe.

Me burrin kam filluar të argëtohem në fund të shkollës së mesme dhe atëherë ishte i dashri im, miku im më i mirë, gjithçka e imja. Ishim të pandashëm. Atëherë u martuam dhe, pak nga pak, vinin fëmijët, ata të katër. Çdo ditë të re dhe momentin e vështirë, dhe natyrisht, ishin të tepërta, ne gjithnjë e më shumë largoheshim njëri nga tjetri.

I kemi përjetuar të gjitha dhe gjithçka, sigurisht sikur çdo familje – nga sëmundjet e të afërmve, ngritjet dhe uljet financiare, kemi bartur strese çdo ditë nga puna, e këtu janë edhe ato streset e përditshme në shtëpi, që jemi të shumtë, gjithkujt i nevojitet diçka, gjithkush kërkon diçka, kurse duar dhe kohë kurrë mjaftueshëm. Kështu çdo moment të lirë i jemi përkushtuar gjithçkaje, por jo edhe vetes, gjegjësisht jo neve si çift. Kemi qenë budallenj, kur duhet të them kështu, sepse kemi menduar se miqësia jonë e hershme, ajo dashuri të cilën e kemi ndjerë kur ishim djalë dhe vajzë, të mbetet dhe të jet këtu, mes nesh, përgjithmonë. Sikur është diçka e fuqishme, e fortë që dikur e kemi blerë me garancion që kurrë nuk do të prishet.

Lexoni edhe këtë:   Dashuria e parë e fëmijës suaj

Dhe pastaj tërë ato vite të fundit, përkundër atij garancioni se miqësia dhe dashuria jonë nuk do të shkatërrohet, filluam luftën e përditshme e cila ishte gjithjë e më e zhurmshme, gjithnjë më e egër dhe gjithnjë e më shumë e ekspozuar para fëmijëve tanë.

Garancioni u zhduk

Dhe deri te pyetja shokuese ne jemi sulmuar dhe mbrojtur duke bërtitur. Sigurisht se nganjëherë kemi tentuar të fshihemi nga fëmijët, por ndonjëherë nuk është dashur të na ndëgjojnë që në bazë të disponimit tonë të kuptojnë se për çka bëhet fjalë. Nuk është dashur as të kuptojnë se çka po flasim, kjo atmosferë negative definitivisht hyri edhe në zemrat e tyre të vogla.

Deri te ajo bisedë ne thjeshtë nuk e dinim më se si ndryshe.

Atë natë kemi biseduar gjatë, pa kundërshtime, por kemi qenë të sinqertë. I kemi thënë njëri-tjetrit e tërë që kishim në shpirtë. Ka pasur edhe gjëra që i kuptonim aty gjatë rrjedhës së bisedës, kur jemi shkundur në qetësi – sikur tani kur i kemi thënë gjërat me zë kemi kuptuar edhe diçka që na ka munduar, e për këtë as që kemi qenë të vetëdijshëm më herët.

Mirëpo, kemi kuptuar se, përveç asaj që tani jemi pajtuar, thjeshtë nuk guxojmë të vazhdojmë, e të mos ndërmarrim edhe diçka, sepse prap mund të biem në vorbullën e jetës së njejtë, stresin e njejtë dhe me siguri, me kalimin e kohës, prap të vijnë grindjet. Natyrisht, që të jemi prap çift si ndonjëherë, na ka munguar koha, koha e lirë nga fëmijët, ashtuqë e kemi dakorduar “të enjten tonë”. Çdo javë, të enjten në mbrëmje të vijë dikush që të kujdeset për fëmijët (ndonjëherë gjyshet, ndonjëherë dadoja), por me rëndësi është të jetë mbrëmje pa fëmijë dhe të jetë pikërisht çdo javë, pa arsyetim.

Nuk jemi Amerikan të vërtetë, të shkojmë nëpër darka. Aty këtu e kalojmë në ndonjë lokal normal, ndonjëherë shkojmë në kino, ndonjëherë për pije, ashtuqë edhe pijmë pak edhe relaksohemi. Ndonjëherë vetëm shetisim nëpër qytet, kurse gjatë verës i kalojmë orë të gjata në stol të parkut. Qeshim. Përsëri qeshim si dikur. Edhe atë jo vetëm në takimin tonë. Edhe në shtëpi jemi më të relaksuar, jo vetëm sepse të enjteve karikojmë bateritë, por sepse gati asgjë nuk ia hedhim njëri tjetrit.

Vendimet e përbashkëta i sjellim bashkarisht, me marrëveshje normale. Madje në fakt, gjithçka që bëjmë tani, e bëjmë disi më të relaksuar dhe tani të dy e kuptojmë se nuk ishin në fakt fëmijët dhe brengat ato që na kanë frustruar. Na ka frustruar gjatë gjithë kohës afërsia e atij çiftit tjetër të frustruar, çiftit i cili është frustruar çka do që të bënte, kurse të dy kemi pasur gjithmonë pritshmëri më të mëdha se që ka mund dikush në fund t’i realizojë. Të dy pothuajse kemi gdhendur njëri mbi tjetrin dhe nga kjo gdhendje nuk kemi qenë më në gjendje të bisedojmë normalisht.

Dhe a e dini në fakt çka na ka frustruar më së shumti? Sigurisht nuk e dini. Edhe ne tek më vonë e kemi kuptuar. Na ka frustruar ajo që, pa marrë parasysh duart dhe këmbët e vockla dhe hapësirën e ngushtë si dhe klithmat dhe britmat – kemi qenë shumë të vetmuar.

Tani jemi prap ekip.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *