Home / Lajme / Do të gjobiten ata që ndezin goma për festën e 1 Majit

Do të gjobiten ata që ndezin goma për festën e 1 Majit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, paralajmërojnë ndëshkime për të gjithë ata që ndezin goma, një dukuri e shprehur në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 Maj, kur ndezja e zjarreve bëhet me 30 prill në mbrëmje.

“Ligji për mbrojtjen e ajrit gjegjesisht Udhëzimi Administrativ për ndëshkime me gjoba mandatore ndalon rreptësisht djegien e gomave. Me ligj dënohet çdo person që kryen një veprim të tillë”, thuhet në njoftimn e MMPHi.

Më tej në njoftim tuhet se ndezja e gomave në mjedis të hapur liron dyoksinën dhe materie tjera të rrezikshme.

“Dyoksina dhe oksidet e tjera që lirohen nga djegia e gomave dhe materieve tjera shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore”.

Sipas MMPH, ndezja e zjarreve të tilla, veçanërisht gjatë ditës së nesërme, bart me vete pasoja të mëdha për mjedisin. Vazhdimi i një praktike të tillë, është e pakuptimtë dhe e dëmshme për Republikën e Kosovës dhe imazhin e saj.

“Janë shpeshtuar rastet kur nga pakujdesia, nga këto zjarre kanë pësuar fëmijë, ose janë djegur sipërfaqe të tëra me pyje.  Ndezja e zjarreve pa kontroll ka vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e njeriut, pasurinë private dhe shoqërore, si dhe ka degraduar mjedisin tonë edhe ashtu në gjendje jo të mirë”.

Ministria e Mjedisit bënë me dije se gjatë ditës së sotme janë angazhuar inspektorët e saj, si dhe Policia e Kosovës dhe tërheq vërejtjen se kushdo që zihet, ose dëshmohet se ka ndezur zjarre do të dënohet sipas ligjeve ne fuqi, thuhet në njoftim.

 

 

Gjithashtu lexo

Përplaset luftanija amerikane, 10 marinarë të zhdukur – (VIDEO)

Marina e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se 10 marinarë konsiderohen të zhdukur, ndërsa pesë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *