Home / Lajme / Rajon / Dogana Kosovë-Shqipëri, radhë kilometrike në Morinë

Dogana Kosovë-Shqipëri, radhë kilometrike në Morinë

Qindra mjete të transportit të mallrave qëndruan prej disa orësh në doganën e Vermicës në pritje të procedurave në kufi. Radhët e krijuara kaluan mbi 2 km në territorin e Shqipërisë.

Shkak u bënë vonesat e krijuara nga dogana e Kosovës e cila punon me kapacitet minimal të personelit duke e reduktuar procesin vetëm me një sportel në të shumtën e rasteve.

Drejtuesit e mjeteve shprehen të revoltuar për vonesat pasi janë në dëm të bizneseve të tyre.

Qeveritë respektive do të mblidhen pas dy javësh në Prishtinë për të katërtën herë por premtimet për pikat kufitare dhe procedurat doganore nuk kanë asnjë shenjë në terren.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *