Home / Lajme / Botë / Dollari nën nivelin më të ulët në pesë muajt e fundit kundrejt jenit
Un sacco di dollari

Dollari nën nivelin më të ulët në pesë muajt e fundit kundrejt jenit

Shkëmbimi i dollarit të martën është stabilizuar ndaj jenit në tregun ndërkombëtar, por përfitime më të mëdha ia pamundësoi kujdesi i investuesve në prag të bisedimeve të zëvendës presidentit amerikan Mike Pence me kryeministrin japonez Shinzo Abeo për çështje ekonomike.

Dollari në këto rrethana është tregtuar me 108,87 jenë, që do të thotë se ka mbetur pak a shumë i pandryshuar në krahasim me një ditë më herët, pasi në tregun aziatik për një kohë të shkurtër kishte arritur të shkëmbehej me 109,225 jenë.

Indeksi i dollarit, i cili mat vlerën e valutës amerikane ndaj gjashtë valutave më të fuqishme botërore, rrëshqiti 0,1 për qind në 100,25 poenë, pasi në tregtimin e mëhershëm për një moment kishte arritur kuotën 100,40 poenë.

Euro është shkëmbyer me 1,06490 dollarë, që do të thotë se vlera është më e lartë se sa një ditë më herët.

Fitime më të larta të dollarit kundrejt jenit janë penguar nga raportet e paqarta në planin politik dhe ekonomik, si dhe shqetësimet e lidhura me zhvillimin e situatës në Korenë Veriore dhe paqartësia rreth zgjedhjeve presidenciale në Francë para rrethit të parë që do të mbahen më 23 prill.

Në fokus ishte edhe deklarata e ministrit amerikan të Financave, Steven Mnuchin, i cili për “Financial Times” tha se pajtohet me qëndrimet e presidentit Donald Trump, se forcimi i dollarit në periudhën afatshkurtër i shkakton dëme eksportit amerikan, por vlerëson se në periudhë më të gjatë forcimi i tij është pozitiv.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *