Home / Kryesoret / Donald Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv, heq vizat për Maqedoninë?

Donald Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv, heq vizat për Maqedoninë?

Shqiptarët e Maqedonisë, do të udhëtojnë për në SHBA me visa-free travel, pasi presidenti Donald Trump firmosi urdhërin ekzekutiv. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që lejon qytetarët e Maqedonisë të udhëtojnë në Amerikë pa viza, raporton USA Televizion.

 

Urdhëri i ri i ka ndryshuar politikat e vizës për Maqedoninë, i cili i lejon qytetarët e këtij shteti të qëndrojnë në SHBA për një periudhë prej 180 ditësh për qëllime biznesi dhe turizmi. Për personat që dëshirojnë qëndrim më të gjatë se 180 ditë marrja e vizës do të jetë e nevojshme.

Natyrisht, që përfituesit do të jenë edhe shqiptarët e Maqedonisë, që do të udhëtojnë për në SHBA me visa-free travel , pasi Presidenti Donald Trump, thuhet se firmosi urdhërin eksekutiv, ku thotë se ky akt do të forcojë tregtinë mes Maqedonisë dhe Amerikës.

Por përveç kësaj, ka disa kushte, ku thuhet se qytetarët e Maqedonisë, që posedojnë dy nënshtetësi e kanë të ndaluar hyrjen në SHBA nëse kanë pasaportë nga Siria, Iraku, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni, 6 shtetet me shumicë të konsiderueshme muslimane, njofton USA Televizion.com.  http://usa-television.com/donald-trump-signs-a-visa-free-travel-policy-for-macedonia/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *