Home / Lajme / Kronika e zezë / Dramë në Tetovë: Vrapon me thikë në mes qytetit dhe tenton ta ther avokatin – (VIDEO)

Dramë në Tetovë: Vrapon me thikë në mes qytetit dhe tenton ta ther avokatin – (VIDEO)

Avokati Bujar Sabriu sot rreth 12:00 është sulmuar me thikë dhe pësoi një prerje në gisht, dhe më pas u godit me karrige në zyrën e tij në qendrën tregtare të Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Këtë sot e deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, i cili tha se i dyshuari për sulmin është 72 vjeçari V.A nga Tetova.

“I dyshuari ka hyrë në zyrën ku avokati aktualisht punon dhe mes tyre ka filluar së pari zënka verbale. Në një moment sulmuesi nxori thikën dhe e preu në gishtin e dorës së majtë. Pastaj e ka goditur me karrige. Disi avokati ka arritur të dal nga zyra dhe u drejtua në Gjykatën Themelore të Tetovës, ku ai u fsheh. Teksa ai ishte duke vrapuar drejt Gjykatës sulmuesi ka vrapuar pas tij me thikë. Për kohë të shkurt, sulmuesi është arrestuar”, tha Josifovski.

Avokatit Sabriu i është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, dhe më pas ai u lirua nga spitali.

Ekipet e policisë dhe prokurorisë pas inspektimit në vendin e ngjarjes janë duke punuar në sqarimin e plotë të rastit.

Sipas të dhënave jozyrtare, incidenti ka ndodhur për shkak të raporteve të pazgjidhura në mes të dy mbi pronësinë e zyrës së avokaturës, ku ndodhi sulmi. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *