Home / Kryesoret / Drejtpërdrejt: Situata para Kuvendit vazhdon të jetë e tensionuar

Drejtpërdrejt: Situata para Kuvendit vazhdon të jetë e tensionuar

Në këto momente po pritet fjalimi i presidentit të shtetit Gjorge Ivanov.


Në këto momente po dëgjohen krisma brenda Kuvendit, ashtu siç tha edhe ministri i brendshëm Agim Nuhiu bëhet fjalë për bomba gazi. Sipas tij bëhet fjalë për tentim të policisë për të marrë situatën nën kontroll.


Ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu flet për situatën brenda dhe jashtë Kuvendit.

“Në përpjekje për të marrë kontrollin në duart tona kemi dhënë urdhër që policia ti ndërmerr të gjitha masat. Po bëjmë përpjekje që të vendosim kontroll të plotë andaj edhe kemi përdorur bomba gazi”. Nuhiu apeloi deri tek qytetarët që të mos lëvizin përreth parlamentit. Sipas tij në çdo moment pritet që policia të kryej evakuimin e  deputetëve dhe gazetarëve të ngujuar në godinën e Kuvendit.


Gazetarja Fatlume Dervishi raporton se gazetarët po ndjehen të rrezikuar sepse numri i protestuesve sa vjen e shtohet derisa policia nuk po mbron gazetarët. protestuesit vertikalisht sulmojnë gazetarët duke i quajtur dhe spiunë. Sipas saj një numër i protestuesve kanë dal nga godina e Kuvendit për shkak të gazit lotsjellës.


Situata para Kuvendit të RM-së vazhdon të jetë e tensionuar. Turma e protestuesve sa vjen e shtohet. Raportohet se protestues po vijnë nga të gjitha anët e kryeqendrës por edhe qyteteve tjera të vendit. Raportohet se për momentin njësiti special po bën përpjekje për të evakuuar deputetët dhe gazetarët e ngujuar. Po dëgjohen edhe krisma nga shok-bombat. Megjithatë nuk ka informata nëse bombat i ka hedhur policia apo protestuesit.

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *