Home / Kryesoret / (Drejtpërsëdrejti) Gjendje e jashtëzakonshme në Kuvend, ambasadorët: Është koha për dialog dhe jo për dhunë

(Drejtpërsëdrejti) Gjendje e jashtëzakonshme në Kuvend, ambasadorët: Është koha për dialog dhe jo për dhunë

“Informacioni i fundit flet se gjendja shëndetësore e liderit të LR-PDSH-së është normale, pra ai nuk është në rrezik për jetën”.


Institucionet në heshtje totale për atë që po ndodhë në Kuvend dhe jashtë këtij institucioni.  Dhuna u dënua ashpër nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, në emër të të cilëve foli ambasadori i Suedisë i cili ka kërkuar që aktorët politik të përmbahen nga retorikat nxitëse derisa nga MPB-ja kërkoi që të mbaj llogari për rendin dhe qetësinë.


“Situata sa vjen e bëhet më e rëndë, deputetët dhe gazetarët mbeten të ngujuar brenda godinës së Kuvendit”, raportoi Fatlume Dervishi, sipas së cilës i lënduar ka mbetur edhe nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançeski.

Në hyrjen kryesore të Kuvendit edhe pse vërehen forca policore, ata sikur nuk bllokojnë protestuesit për të hyrë në godinën e institucionit më të lartë ligjvënës. .


Gazetari jonë Bashkim Sulejmani, ka kontaktuar zëdhënësin e LR-PDSH-së Flakron bexheti, i cili është shprehur se nuk ka informata lidhur me gjendjen shëndetësore të liderit Sela, pas sulmit fizik të ushtruar ndaj tij”.


LSDM-ja është mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme.


Gazetarët që gjenden brenda godinës së Kuvendit janë të sigurt. Gazetari jonë Blerim Ismaili raportoi se pret që të krijohen kushte, të qetësohet situata që të mund të dalin nga Kuvendi. Gati një orë dhjetëra gazetarë kanë mbetur të ngujuar brenda godinës së Kuvendit. Ismaili raportoi për disa gazetarë të lënduar por nuk mundej saktë të tregoj për shkallën e lëndimit të tyre.


Para kuvendit është grumbulluar një numër i madh i protestuesve, por edhe një kordon i policisë ka bllokuar të gjitha hyrjet e kuvendit. Megjithatë gazetari jonë nga tereni Bojan Stojanovski raporton se vërehen edhe protestues që edhe përkundër kordonit policor ata po hyjnë në kuvend.

Megjithatë në hapsirat e Kuvendit akoma ndodhet një numër i madh i protestuesve.


I lënduar rëndë lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela. Ekipi jonë po bën përpjekje për të ra në kontakt me përfaqësues të LR-PDSH-së për të konfirmuar saktë se si është gjendja e Selës. Jozyrtarishtë raportohet se Sela është në gjendje të rëndë, në disa foto të cilat janë publikuar shihet Sela i mbuluar i tëri në gjak.

Protestuesit po sulmojnë, gazetarët, politikanët nuk kursejnë askënd, andaj edhe Alsat apelon që të mos dilet në rrugë pa ndonjë nevojë të madhe, por situata të ëprcillet përmes ekraneve televizive. Alsat gjatë gjithë kohës do të njoftoj për situatën.


Ambasadorët e huaj në vend kanë bërë apel tek të gjithë palët që të përmbahen nga retorika nxitëse.

Unë jam ambasadori i Suedisë dhe ambasadori më i moshuar kështu flas në emër të të gjithë kolegëve të mi. Kjo është absolutisht e papranueshme. Është koha për dialog dhe jo për dhunë.  Apelojmë deri tek të gjitha palët që të përmbahen nga retorika nxitësi derisa policia të vendos rendin në vend -deklaroi ambasadori suedez.

Një numër i madh amabsadorësh u mblodhën për të dhënë deklaratë lidhur me situatën e krijuar në vend. Në mesin e ambasadoreve shihen ambasadori i Britanisë, Hollandës, SHBA-së, Gjermanisë, e të tjerë.

Në Kuvend vazhdon ngujimi. Për shkak të sigurisë gazetarët nuk tregojnë se ku ndodhen por janë në pritje të një sinjali se kur do jetë sigurte që të dalin.

Protestuesit arritën t’i thyejnë të gjitha dyert dhe arritën të hyjën aty ku ndodhej shumica e re parlamentare dhe gazetarët. Zaev dhe truproja e tij janë më të lënduar nga të gjithë ndërkohë mësohet se edhe kreu i LR-PDSH-së Zijadin Sela është në mesin e atyre që janë më së shumti të lënduar. Ka shumë të lënduar megjithatë për shkak të gjendjes katoike nuk dihet numri i saktë të lënduarve.

Melihate Rustemi, direkt nga Kuvendi

“Sapo përfundoi nga deklarata e ambasadorit suedez i cili foli në emër të ambasadorëve të BE-së dhe bërri thirrje për qetësim të situatës. Ambasadori thirrje policisë që të mos lejoj përshkallëzim të policisë”.

Qytetarët po tentojnë të hyjnë me dhunë në Kuvend. Thirrja e  ambasadorëve të shkojë në vesh të shurdhët dhe në drejtim të qetësimit të situatës.

“Jemi përball hyrjes së kuvendit ku qëndron turma më e madhe e protestuesve, numri i tyre është në rritje e sipër, dhe në tentimin e forcave policore për ti larguar nga Kuvendi vetëm se u tensionua situata edhe më shumë. Gazetarët brenda kuvendit ndodhen të sigurt por forcat speciale nuk lejojnë që ta braktisin godinën e Kuvendit për shkak të sigurisë së tyre. Turma para kuvendit këndon këngë patriotike. Kuvendi është i rrethuar nga të gjitha anët”, tha në lidhjen direkte gazetarja jonë Fatlume Dervishi.

 


Kuvend, protestuesit i sulmojnë deputetët dhe gazetarët

Vazhdon të rritet numri i protestuesve ndërkohë që në ambientet e Kuvendit nuk vërehet asnjë lëvizje nga forcat e rendit.

Përveç sulmit brenda Kuvendit një person ka filluar t’i godas edhe gazetarët që ndodhen jashtë Kuvendit. Gazetarja e Alsat-M, Melihate Rustemi, raporton se ajo është tërhequr zvarrë nga një person i cili ka tentuar t’ia merr mikrofonin.

Deputet po zbresin nga pjesa e sipërme e hollit në sallën e pres-konferencave për shkaqe sigurie. Turma e qytarëve ka hyrë në press-konferencën duke i sulmuar deputetet. Ndërkohë në në sallë nuk vërehet prania e asnjë polici. Situata kaotike vazhdon në ambientet e Kuvendit, në pamjet që po transmetohen vërehet i gjakosur lideri i LSDM-së Zoran Zaev.


Xhaferi për Alsat-M: Nuk ka nvojë për panik

Nuk nevojë për panik, kështu deklaroi kryeparlamentari i sapo zgjedhur, Talat Xhaferi, në një linjë telefonike për Alsat-M.

“Nuk jemi të bllokuar thjesht qëndrojmë këtu, nuk ka të bëjë me bllokimin. Ky qëndrim është i paraparë të jenë kështu në këto situata. Nuk ka nevojë për shqetësim”, deklaroi Xhaferi.

Ndërkohë Zaev përsëri ka kërkuar të ruhet gjakftohtësia. Në seancë sot nuk ishte i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.


Xhaferi: Institucionet do të krijohen në bazë ligjeve dhe Kushtetutës 

Kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit, Talat Xhaferi, edhe pse në kushte të jashtëzakonshme për gazetarët deklaroi puçistë të vërtetë janë ato funksionar të VMRO-DPMNE-së që me muaj të tërë bllokuan institucionet shtetërore.  Xhaferi u zotua se do të krijohen institucionet në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

“Si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejojë uzurpim të institucioneve – tha kryeparlamentari Xhaferi.

Gazetari i Alsat-M nga Kuvendi raporton për gjendje e jashtëzakonshme atje. Protestuesit kanë hyrë brenda në sallën kryesore ndërkohë në sallën e press-konferencave janë të bllokuar bashkë gazetaret me shumicën parlamentare. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka apeluar të ruhet gjakftohtësia.


Shumica parlamentare në Kuvend, deputetët LSDM-së, Alencës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, zgjodhen  Talat Xhaferin kryetar të Kuvendit. Menjëherë pas votimit Xhaferi ka dhënë betimin ndërkohë froni i kreut të Kuvendit po mbahet e bllokuar nga deputetët e VMRO-së.

Ndërkohë situata jashtë është mjaftë e tensionuar. Protestuesit “Për Maqedoni të Bashkuar”  të cilët janë mbledhur para godinës së Kuvendit duke shprehur revoltëne  tyre tashmë kanë hyrë brenda në Kuvend. Ndërkohë kryetari i sapozgjedhur, Talat Xhaferi po tenton të jap deklaratë për shtyp.


Veljanovski përfundon seancën në Kuvend, deputetët refuzojnë të largohen

Pasdita krijoi një situatë tejet të tensionuar në Kuvend të përcjellë me fishkëllima, të bërtitura, duartrokitje dhe këngë. Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski kërkoi që shumica e re të ngrihet në këmbë për të marrë në duar institucionin. Krste Mukovski nga VMRO-DPMNE-ja, nga ana tjetër papritur filloi të këndojë himnin e Maqedonisë që bëri të ngrihen në këmbë të gjithë deputetët. Megjithatë pas himnit, deputetët e LSDM-së njëzëri dhe më këngë, kërkuan përgjegjësi nga Nikolla Gruevski dhe përfundimin e tij në burgun e Shutkës.

Në një ndërhyrje procedurale deputeti i Besës, Zeqirja Ibrahimi tha se nëse u thye rregullorja për ndërhyrje procedurale duke u kënduar himni i Maqedonisë edhe ai do të këndojë himnin shqiptar.

“Më vjen keq që në fund e thyet rregulloren dhe e tejkaluat kohën që rregullorja parashikon për ndërhyrje procedural për të kënduar himni. Nëse u lejua të këndohet himni i maqedonas atëherë edhe unë do të këndojë himnin shqiptar”, tha Zeqirja Ibraimi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *