Home / Lajme / Maqedoni / Duhanxhinjtë në Maqedoni po nënshkruajnë marrëveshje me ndërmarrjet për prodhimin e ardhshëm të duhanit

Duhanxhinjtë në Maqedoni po nënshkruajnë marrëveshje me ndërmarrjet për prodhimin e ardhshëm të duhanit

Deri në fund të muajit duhet të dihet se duhanprodhues do të nënshkruajnë marrëveshje me monopolet për të korrat e ardhshme. Duhanxhinjtë kanë ngritur listat evidentuse, në të cilat paraqesin hapësirat për prodhimin e ri, njofton AIM.

Deri në afatin e fundit, që kaloi më 31 mars, ishin kërkuar 23.400 lista evidentuese ose ngjashëm si vitin e kaluar. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, evidentimi elektronik për çdo parcelë ka zvogëluar numrin e marrëveshjeve të dyfishta dhe trefishta, që duhanxhinjtë i nënshkruajnë me disa ndërmarrje.

Duhanxhinjtë deri në fund të marsit paralajmëruan prodhim të ri në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, para se të nënshkruajnë marrëveshje me blerësit.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *