Home / Lajme / Kronika e zezë / Dy aksidente të tmerrshme në Tetovë, 9 persona përfundojnë në spital

Dy aksidente të tmerrshme në Tetovë, 9 persona përfundojnë në spital

Nëntë vetë u plagosën dhe është shkaktuar dëm prej rreth 110 mijë denarve, ky është epilogu i dy aksidenteve që ndodhën në dy vende të ndryshme në Tetovë, informon policia.

Aksidenti i parë ka ndodhur të premten rreth orës 22 në autostradën Tetovë-Gostivar në afërsi të Bërvenicës. Në të cilën janë përfshirë automjeti “Smart” me targa zvicerane drejtuar nga V.A. (27) nga fshati Gllogj dhe “Opel Corsa” me targa të Tetovës drejtuar nga B.H. (32) nga Tetova.

Në këtë aksident, me lëndime e pësuan gjashtë personave, tre pasagjerë nga të dy aotmjetet. Të gjithë janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku pas ndihmës mjekësore ishin lëshuar nga spitali.
Aksidenti i dytë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 në rrugën Tetovë- Kodra e Diellit. Pasi shoferi Z.M (20) nga Tetova ka humbur kontrollin e makinës “Chevrolet Avio” me targa të Tetovës, dhe doli nga rruga. Shoferi dhe dy pasagjerët të moshave 16 dhe 18 kanë marrë lëndime, të cilët kanë marrë ndihmë në Spitalin e Tetovës dhe u lëshuan në shtëpi.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *