Home / Sport / DY NDESHJE PEZULLIM PËR HASANIN

DY NDESHJE PEZULLIM PËR HASANIN

Kapiteni “kuqezi” do të mungojë në dy ndeshjet e rradhës në kampionat për shkak të kartonit të kuq që morri në takimin e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë kundër Vardarit në Tetovë.

Komisioni Diciplinorë pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë ka vendosur të pezullojë me dy ndeshje kapitenin e Shkëndijës, Ferhan Hasanin. Arsye për këtë ndëshkim është kartoni i kuq në takmin e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë kundër Vardarit në Tetovë, me Shkëndijën që eliminoi ekipin shkupjan dhe siguroi kualifikim në Kupën e Maqedonisë. Kështu “kuqezinjtë” do të luajnë pa kapitenin në dy takimet e rradhës, fillimisht në xhiron e 28-të me Sileksin në Kratovë dhe të 29-ën me Vardarin në Tetovë. “Buba” do të rikthehet në ekip në xhiron e 30-të në transfertën me Shkupin. Ndërkohë Komisioni për Diciplinë i FFM-së ka ngritur procedurë diciplinore kundër Shkëndijës dhe ditët në vijim pritet të mësohen masat për ngjarjet në ndeshjen e të mërkurës me Vardarin.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *