Home / Lajme / Rajon / Dy persona e kanë humbur jetën gjatë një përplasje të anijeve në Kroaci

Dy persona e kanë humbur jetën gjatë një përplasje të anijeve në Kroaci

Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë po kërkohen, pas aksidentit të rëndë detar në Kroaci, në të cilin u përplasën një anije zyrtare e Kapitenierisë së portit Dubrovnik dhe një barke gome.

Ministria për Det, Qarkullim dhe Infrastrukturë njoftoi se anija zyrtare e Kapitenierisë, “Dançe” dje në orën 21:20 sipas kohës lokale është përplasur në Kanalin e Kolloçepit me gomone me targa të panjohura, në të cilin ka pasur nëntë punonjës hotelierikë me shtetësi kroate.

Aksidenti detar ka ndodhur në momentin kur anija zyrtare ka qenë e angazhuar në një aksion për transport urgjent mjekësor drejt ishullit Mlet, njofton Hina.

Janë shpëtuar dy persona me lëndime më të lehta trupore, ndërsa dy persona janë gjetur të vdekur. Intensivisht po kërkohet për pesë personat e tjerë

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *