Home / Lajme / Maqedoni / Dy të mitur duke u fotografuar mbi vagon, goditen nga rryma elektrike

Dy të mitur duke u fotografuar mbi vagon, goditen nga rryma elektrike

Dy të mitur në dy raste të ndara u lënduan rëndë mbrëmë nga goditja e rrymës elektrike gjatë përpjekjes që të fotografohen tek sa kanë hipur në vagon në Hekurudhën e Maqedonisë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme,

Siç njoftojnë nga MPB rasti ka ndodhur në orë 15.50 në Shkup, në depon e Hekurudhës së Maqedonisë ku 14 vjeçari nga Shkupi ka hipur në vagon me qëllim që të fotografohet. Kur është afruar në qendrën elektrike, nga sulmi elektrik ka marrë lëndime trupore. Ndihma e Shpejtë e ka dërguar në Qendrën Urgjente të Shkupit ku edhe qëndron për mjekim të mëtutjeshëm.

I njëjti rast ka qenë i evidentuar nga MPB-ja mbrëmë por në orën 19.05 në depon e Hekurudhës së Maqedonisë, ku një 15 vjeçar nga Shkupi ka hipur në vagon po me të njëjtin qëllim dhe i cili po ashtu ka marrë lëndime trupore. Edhe ky është dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup ku edhe qëndron më tej. Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *