Home / Lajme / Kronika e zezë / Dy të plagosur nga të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje

Dy të plagosur nga të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia jep detaje

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në prishtinë kanë ndodhur disa të shtëna me armë zjarri ku si pasoj janë plagosur dy persona, ka konfirmuar për Indeksonline Zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Me datë 09.04.2017 rreth orës 03:30 ne rr. ”Fehmi Agani” ne Prishtinë ka pasur te shtëna me arme zjarri ku si pasoje e te shtënave lëndime kane pësuar 2 persona. Te dyshuar për këtë rast janë 3(tre) persona te cilët dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veture BMË me ngjyre te zeze. Gjate largimit me veturën e lartecekur kane bere dëmtime edhe te 3(tri)veturave te tjera te cilat kane qene ne levizje. Njeri nga viktimat ka marre lëndime nga arma e zjarrit ne kraheror dhe ne dore i cili është dërguar ne QKUK dhe është jashtë rrezikut për jete, ndërsa viktima tjetër ka marre gervishje te cilat dyshohet te jene po ashtu nga arma e zjarrit. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja. Ne lidhje me rastin janë njoftuar njesit hetuesise rajonale dhe te teknikes kriminalistike te cilët kane bere ekzanimimin e vendit te ngjarjes si dhe hetime intensive janë në proces nga njesitet kompetente policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ne konsultim me te rasti inicohet Vrasje ne tentative dhe dëmtim prone. Per informata tjera do të  njoftoheni me kohe”, ka thënë Hoxha.

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *