Home / Sport / Dybala: Jam gati për Barçën

Dybala: Jam gati për Barçën

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala ka siguruar tifozët e klubit se ai me siguri do të jetë 100 për qind i gatshëm për të luajtur ndaj Barcelonës në natën e mërkurë.

Sulmuesi argjentinas u lëndua gjatë fitores 2-0 ndaj Pescarës në fundjavë, dhe kjo ishte frikë se ai mund të humbasë ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Dybala është kthyer të flas, duke potencuar se ka stërvitur rregullisht me klubin gjatë ditës së sotme(hënë) dhe me shumë mundësi do të luaj në Camp Nou.

“Për fat të mirë unë kam qenë trajnuar me ekipin”, ka thënë Dybala për Tyc Sports”.

“Unë me siguri do të jem me 100 për qind për të luajtur ndaj Barcelonës”, përcjell Telegrafi.

Dybala kohëve të fundit ka rinovuar me Bianconerët deri më 2022, dhe thotë se ai kurrë nuk kishte ndonjë dyshim në lidhje me qëndrimin e tij në Torino.

“Rinovimi ishte zgjedhja ime, Juventusi nuk kanë asgjë zili për Real Madridin, Bayern Munichun ose Barcelonën”.

“Kam biseduar me ta dhe u thash atyre se unë dua të qëndroj, jam shumë i lumtur në Juventus”, përfundoi ylli argjentinas.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *