Home / Kryesoret / Dyshime në LSDM: Pse Ali Ahmeti nuk erdhi sot në Kuvend, sikurse edhe Gruevski?

Dyshime në LSDM: Pse Ali Ahmeti nuk erdhi sot në Kuvend, sikurse edhe Gruevski?

Në radhët e LSDM-së janë paraqitur dyshime se pse kryetarii BDI-së Ali Ahmeti ka munguar në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë.

“Ne pritnim që Ahmeti të jetë këtu. Mungesa e tij ngjall shuëm dyshime. A ishte i informuar Ali Ahmeti per skenarin e dhunshem te protestuesve te VMRO-se dhe prandaj sot ne vend se te ishte ne parlament me deputetet e tij ishte ne Zajaz duke i ruajtur delet.”, kanë thënë burime në LSDM për disa medium maqedonase. Për LSDM-në është mjaft e dyshimtë edhe sjellja e deputetit të BDI-së Branko Manojlovski, I cili si deputet më I moshuar refuzoi të udhëheqë seancën e shumicës parlamentare në të cilën Talat Xhaferi u zgjodh kryetar. Mediumet shkruajnë se BDI si duket deri në moment të fundit ka luajtur në edhe me VMRO-në edhe me LSDM-në, që në fund të marrë anën e taborrit që do të dalë fitues.

Nga LSDM thonë se pas analizimit të kësaj sjellje të BDI-së, mund të sjellin vendim edhe për shkarkim të Talat Xhaferit dhe zgjedhjes së një kryetari të ri të Kuvendit.

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *