Home / Kryesoret / E hëna, ditë jopune për të gjithë qytetarët

E hëna, ditë jopune për të gjithë qytetarët

E hëna 17 prilli , dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, njoftoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Gjithashtu, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në pajtim me Ligjin për festa të RM-së, 17 prillin këtë vit (e hëna), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve, është ditë jopune për qytetarët e përkatësisë katolike në Republikën e Maqedonisë, thuhet në kumtesën MPPS.

Në të Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, qytetarëve të përkatësisë ortodokse dhe qytetarëve nga përkatësia katolike në Republikën e Maqedonisë ua uron festën e madhe krishtere Pashkët.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, paraprakisht të premten informon se 14 prilli i vitit 2017, e Premtja e Madhe para Pashkëve është ditë jopune për qytetarët e përkatësisë ortodokse.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *