Home / Lajme / Rajon / « E kallin Serbinë » Nxënësit e Novi Pazarit, me valle shqiptare dhe hartën e Republikës së Kosovës

« E kallin Serbinë » Nxënësit e Novi Pazarit, me valle shqiptare dhe hartën e Republikës së Kosovës

Për shkak të reagimeve të disa shovinistëve, me rastin e paraqitjes së nxënësve të shkollës së mjekësisë së N. Pazarit me valle shqiptare dhe me hartën e Republikës së Kosovës së Pavarur, reagoi drejtori i qendrës kulturore të Novi Pazarit Husein Memiq, i cili iu drejtua opinionit nëpërmjet rretit social facebok. 
Në mes tjerash  Husein Memiq shkruan: “Shkolla mjekësisë është paraqitur me valle nga Kosova me hartën e Kosovës.
Ky është festival kulturor, një festival në të cilin promovohet uniteti, toleranca dhe bashkëjetesa. Juve që ju pengon, i porosis të pëlcitni nga urrejtja.
Ne gjithmonë do të promovojmë çdo gjë reflekton kulturën e të gjithë popujve. Vallet nga Kosova vallëzohen në këtë festival qe 40 vjet aq kohë edhe sa ekziston ky festival. Në këtë festival ka pasur lojëra nga të gjitha pjesët e Serbisë, Malit të Zi, Sanxhakut dhe ashtu gjithmonë do të jetë.  Kjo koreografi luhet edhe në Beograd dhe nxënësit të cilët e kanë luajtur këtë koreografi janë të nacionalitetit serbë dhe boshnjakë. Lërnani të qetë dhe promovoni këta fëmijë, unitetin, dashurinë, paqen, ndërsa jo atë që e keni në zemër, urrejtjen dhe shovinizmin!
Tani jeni të lirë, të na goditni nga të gjitha mediet, më sulmoni mua personalisht, ndërsa unë gjithmonë do të mbetem në anën e të gjithë nxënësve dhe shkollave, nuk e kam ndërmend të arsyetohem. Ju të cilët jeni rritur me luftrat, dhe, kokat tuaja të shpërlara nuk mund të na bëni neve të rinjve të urrejmë dhe të mendojnë ndryshe. Ne lirinë e shprehjes, bashkimit, tolerancës do të vazhdojmë ta kultivojmë dhe ta afirmojmë.”

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *