Home / Kryesoret / E pazakontë, 15-vjeçari kapet në oborrin e shkollës me pistoletë në brez

E pazakontë, 15-vjeçari kapet në oborrin e shkollës me pistoletë në brez

Një i ri në një nga shkollat e mesme në Shkodër ka rënë në pranga të policisë, pasi është kapur me një armë zjarri në oborrin e shkollës.

Policia e Shkodrës njofton se ka vënë në pranga shtetasin me iniciale R. N, 15 vjeç, banues në Shkodër, nxënës i klasës së 10-të. “Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri, tip pistoletë, e markës “Zastava”, pa fishekë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimit të mëtejshëm”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Shkodër për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *