Home / Lajme / Kronika e zezë / E rëndë në Dibër, një vajzë 19 vjeçe var veten në tualetin e shtëpisë

E rëndë në Dibër, një vajzë 19 vjeçe var veten në tualetin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një vajzë vetëm 19- vjeçe i ka dhënë fund jetës, duke u varur.

Akti i rëndë është shënuar gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Kallë, ku është varur me litar K.D., 19 vjeçe.  Noa.al mëson se vajza ndodhej e vetme pasditen e djeshme në banesë, kur ka marrë një litar që përdorej për punët e fshatit dhe ka varur veten në tualetin e shtëpisë.

Kur nëna dhe babai janë kthyer në shtëpi, pasi kishin dalë në kopsht për t’u marrë me punë, janë përballur me skenën tronditëse.

Pavarësisht çdo tentative për ta zgjidhur dhe për t’i ardhur në ndihmë, e reja kishte gjetur vdekjen. Rrethanat e kësaj ngjarje nuk dihen ende, ndërkohë që familjarët nuk dinë të japin shpjegim mbi shkaqet që e shtynë të renë drejt fundit tragjik.

Lidhur me këtë ngjarje materialet i’u referuan Prokurorisë së Dibrës për vlerësim të mëtejshëm.

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *