Home / Lajme / Rajon / E rëndë në Tiranë: I vdes vajza, babai pret damarët mbi varrin e saj: Jeta ime nuk ka kuptim pa ty

E rëndë në Tiranë: I vdes vajza, babai pret damarët mbi varrin e saj: Jeta ime nuk ka kuptim pa ty

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, saktësisht në varrezat e Tufinës ku një 63-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke prerë damarët.

Sipas informacioneve, shtetasi me iniciale SH.K., 63-vjeçi nga Tirana ka shkuar tek varri i së bijës në Tufinë dhe në gjendje të rënduar psikologjike ka prerë damarët e dorës. Sipas të dhënave burri kishte konsumuar edhe alkool dhe në gjendje depresive ka vendosur t’i japë fund jetës.

Ai është gjetur nga kalimtarë pothuajse pa shenja jete dhe i mbuluar nga gjaku, por është transportuar me urgjencë në spital dhe pas kujdesit të mjekëve mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se vajza e 63-vjeçarit është ndarë nga jeta në moshën 19-vjeçare, gjë e cila ka sjellë gjendjen e rënduar tek ai.

Në dhomën e spitalit ku ndodhet, ai ka deklaruar për policinë se donte të bashkohej me vajzën ndaj kishte prerë damarët. “Doja që të bashkohesha me vajzën dhe prindërit sepse jeta ime nuk ka asnjë kuptim pa ata”, mësohet të ketë thënë përpara policisë, 63-vjeçari.

Materialet hetimore të policisë iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *