Home / Lajme / Maqedoni / E vërteta për rastin “Monstra” (Pjesa 3)

E vërteta për rastin “Monstra” (Pjesa 3)

Një prej segmenteve më të rëndësishme në rastin “Monstra” është automjeti i tipit “Opel Omega” që është gjetur 10 kilometra larg vendit të ngjarjes…

Një prej segmenteve më të rëndësishme në rastin “Monstra” është automjeti i tipit “Opel Omega” që është gjetur 10 kilometra larg vendit të ngjarjes. Automjeti thjesht është zhdukur nga pjesa gjyqësore, por edhe e hetimit, edhe pse është e rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes.

Deri më sot, as në gjykatë nuk e dinë ku është fshehur automjeti, transmeton Lajmpress.

Në tekstin e radhës për zbardhjen e së vërtetës për “Monstrën”, portal “Ohridsky.net” ka dalur me të dhëna të reja rreth rastit.

“Fillimisht rasti është tentuar të publikohet si vetëvrasje, por është e qartë se bëhet fjalë për vrasje klasike, për arsye se Jonçe Gruevski si i punësuar në Agjencinë për Kundërzbulim nuk ka mundur të ketë armë brenda në institucion dhe të gjithë të punësuarit para se të hyjnë kalojnë nëpërmes detektorit dhe është e pamundshme të ketë hyrë me armë”, thuhet në tekst.

Gabimin më të madh i ndjeri Gruevski ka bërë që muaj më parë ishte takuar me një prokuror, të cilit i ka dhënë fakte për “Liqenin e Smillkovës”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *