Home / Kryesoret / Eco Guerilla: Jugohromi ndoti me vite Tetovën (VIDEO)

Eco Guerilla: Jugohromi ndoti me vite Tetovën (VIDEO)

Në bazë të matjeve të kryera nga ana e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, gjatë muajit Mars të këtij viti  Tetova pa Jugohromin ka qenë dukshëm më e pastër krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara kur ky ndotës ka punuar.

Kështu thuhet në një njoftim të lëshuar nga Shoqata Eco Guerilla, në mes tjerash nënvizohet se ndotja mesatare me grimat PM10 gjatë muajit Mars të këtij viti 2017 në Tetovë ka qenë në nivelin 39, ndërsa në vitet e kaluara ndotja ka qenë shumë më e lartë.

 “Ndotja në muajin mars të viti 2013 ka qenë 169, në mars të 2014 ka qenë 118, në mars të 2015 ndotja ka qenw 191, në mars të vitit të kaluar 152 dhe këtë vit 39” thuhet në një kumtesë të lëshuar nga Eco Guerilla, përcjell Televizioni Koha.

Ngjashëm si muajt e kaluar, edhe gjatë Marsit të këtij viti  Tetova pa Jugohromin ka qenë një ndër qytetet më pak të ndotura në Maqedoni, krahasuar me vitet e kaluara kur ngjiteshim në pozitat më të larta në Evropë. Në vendin e parë nga 14 vende matëse në Maqedoni, këtë vit Kavadari është në vendine  parë, ndërsa Tetova është në vendin e 13 respektivisht në vendin e parafundit. Nga këtu, Eco Guerilla i kërkon Ministrisë së Ekologjisë dhe Qeverisë së Maqedonisë që të vazhdojë ta mbajë të mbyllur ndotësin Jugohrom Ferroalloys derisa i njëjti nuk ka vendosur filtrat e duhur. Njësoj, i kërkojmë Ministrisë së Ekologjisë që edhe në Tetovë të fillojë me matjen e grimcave PM 2.5 të cilat janë akoma më të rrezikshme se grimcat PM10, transmeton Televizioni Koha.

Ndërkohë, Eco Guerilla informon qytetarët se jemi duke punuar me ekspertë juridikë për të nxjerrë ndotësin Jugohrom Ferroalloys para drejtësisë për ndotjen e ajrit që i ka shkaktuar qytetarëve të Tetovës gjatë gjithë kësaj periudhe për ta detyruar të dëmshpërblejë të gjithë të prekurit nga kjo ndotje, dhe për të cilën nuk ka paguar asnjë gjobë. Njëkohësisht do të parashtrojmë kallëzim penal edhe kundër drejtorit të përgjithshëm të Jugohromit, Vasil Skenderovski si dhe kundër kryetarit të sindikatës së Jugohromit, Bajram Amiti, për shtytje me dashje të kryerjes së veprës penale Ndotje e mjedisit jetësor dhe natyrës nga neni 218, paragrafi 1 dhe 2 i Kodit penal të Republikës së Maqedonisë e cila është e dënueshme me së paku 5 vjet burgim, thonë nga Eco Guerilla. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *