Home / Lajme / Maqedoni / Edhe këta gazetarë u goditën dhe u janë thyer pajisjet nga protestuesit e dhunshëm

Edhe këta gazetarë u goditën dhe u janë thyer pajisjet nga protestuesit e dhunshëm

Ndër gazetarët tjerë të sulmuar, gazetarja e Radio Evropa e Lirë dhe kameramani i Makfaks, nga informata të deritanishme, mbrëmë janë sulmuar nga protestuesit e dhunshëm në një ndër hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë, të cilët ishin duke kryer punën e tyre gazetareske,

Sipas informacionit të redaksisë të REL, sulmuesi, i punësuar në institucionin shtetëror dhe lidhur me OBRM-PDUKM (i njohur mirë nga redaksia) së pari e ka marrë kamerën nga gazetarja dhe më pas e ka thyer. Përveç pajisjeve të thyera, më pas ajo është goditur pas shpine nga protestuesit.

Poashtu edhe kameramani i Makfaks është lënduar në incidentin e mbrëmshëm që ndodhi në Kuvend.

Nga Makfaks thonë se kameramani është në spital. Ka lëndime tronditje në tru nga goditjet. Kameramani i ka vetëm 21-vjeç dhe vetë e ka kryer punën e tij.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *