Home / Lajme / Botë / Edhe një dëshmi se pse duhet respektuar dritat e semaforit! (Video)

Edhe një dëshmi se pse duhet respektuar dritat e semaforit! (Video)

Në Victoria të Australisë është filmuar shoferi i padurueshëm, që voziti edhe kur u ndez drita e kuqe në semafor dhe u përplas për autobus.

Me këtë rast, entuziastët e makinave me autopilot, po kërkojnë që të vihen ato në funksion sepse janë më të mira se drejtuesit njerëz, transmeton Telegrafi.

“Shoferët nguten, nuk gjykojnë si duhet, apo edhe flenë mbi timon. Inteligjenca digjitale kurrë nuk do ta bënte një gjë të tillë”, thuhet në një koment për këtë ngjarje.

Në anën tjetër, me anë të videos u kërkohet të gjithëve të respektojnë rregullat, për të shmangur aksidentet.

Megjithëse e ka lënduar qafën, shoferi që bëri këtë shkelje trafiku është gjallë dhe nuk ka probleme tjera shëndetësore.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *