Home / Kryesoret / Edhe Serbia përkujton epopenë e Koshares

Edhe Serbia përkujton epopenë e Koshares

9 prillin, ditën e rënies së kufirit Kosovë -Shqipëri, e ka përkujtuar edhe Serbia. Natyrisht, nga kënd i vet pushtues e tani edhe humbës e vajtues, sado që duke u përpjekur që këtë humbje historike shkaktuar nga UÇK-ja, ta trajtojë paturpësisht dhe sipas zakonit që ka, fitore, transmeton Koha.net.
Në kumtesën e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të cilën e publikon b92, thuhet se “para rrafsh 18 vjetësh, forcat e bashkuar të NATO-s dhe terroristët shqiptarë, filluan ofensivën në karakollin e Koshares dhe në pozicionet tjera në kufirin serbo- shqiptar” .

Ky depërtim i planifikuar në Dukagjin u pengua me rezistencën heroike dhe me flijimin e ushtarëve tanë thotë kumtesa:

“Heroizmi i mbrojtësve të kufirit tonë shtetëror, të cilët luftuan trimërisht për çdo metër të tokës serbe, Betejën e Koshares e fut në momentet më të ndritshme të historisë sonë kombëtare e ushtarake”.

Në kumtesë shtohet se “ushtria jonë, jo me pak viktima, suksesshëm e me javë të tëra i rezistoi armikut shumë më të madh në numër e shumë më të fortë në teknologji, e vetëdija se po e mbron atë që për popullin serb është më e ndritshme e bëri të pamposhtur.

“Epopeja e mbrojtësve të Koshares do të na përkujtojë përgjithmonë se populli serb është i pamposhtur kur i bashkuar lufton lundër të keqes e padrejtësisë deh e mbron atë që e ka më të dashurën më të çmuarën”, thotë ndër të tjera kumtesa.

Në Koshare, më 9 prill 1999, u thye kufiri më i hekurt shqiptaro – shqiptar në luftimet më të ashpra midis forcave të UÇK-së dhe atyre pushtuese të Serbisë.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *