Home / Lajme / Kronika e zezë / Edhe vëllai i të vrarit dje në Matkë është plagosur me thikë (VIDEO)

Edhe vëllai i të vrarit dje në Matkë është plagosur me thikë (VIDEO)

Gjatë përleshjes së djeshme që ka ndodhur në Matkë ku i vdekur ka mbetur 17-vjeçari H.I si pasojë e goditjes së marrë me thikë në pjesën e gjoksit, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij, ka bërë të ditur policia, përcjell televizioni Shenja.

“Dje rreth orës 15:00 në rrugën “1” në Matkë ka ndodhur një mosmarrëveshjes mes personave A.E (18), Xh.S (18) dhe një person tjetër i moshës 16 vjeçare të gjithë nga fshati Shishovë, nga njëra anë, dhe 16-vjeçarit nga Saraji i Shkupit, pas çka i njëjti është sulmuar edhe fizikisht.

Për një kohë të shkurtër me motoçikletë ka ardhur vëllai i tij i cili ka qenë i të njëjtës moshë dhe në atë moment ka ndodhur përleshja fizike.

Në një moment A.E ka nxjerrë thikën dhe ka goditur të miturin duke i shkaktuar lëndime në pjesën e majtë të kraharorit. Më pas,  A.E me thikë e ka therur edhe vëllain e të miturit, i cili më parë kishte ardhur me motoçikletë, në pjesën e djathtë të gjoksit, ndërsa nga goditja ai ka mbetur i vdekur në vend”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Policia po ashtu tregon se është arrestuar A.E dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit

Gjithashtu lexo

28 vjeçarja shqiptare që u dogj në azil, vetë ia vuri flakën objektit

Gruaja 28-vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *