Home / Kryesoret / Edhe Zaevi zhgënjenë votuesit shqiptarë

Edhe Zaevi zhgënjenë votuesit shqiptarë

Medai SHAHOLLI

Në konferencën për shtyp lideri i LSDM-së Zoran Zaev, më në fund e hoqi maskën, dhe paraqiti fytyrën e vërtetë të shovenistit dhe antishqiptarit. Në shkrimet e mia, pas zgjedhjeve të dhjetorit, kam theksuar pak a shumë se, si Zaevi dhe Gruevski, janë vijues dhe pëfaqësues të një politike antishqiptare. Sot ai deklaroi se gjuha shqipe nuk mund të përdoret në bankënota dhe në uniformat e policisë, pasi e ndalon kushtetuta! Jo zotërinj, kushtetutat nuk janë të përjetshme dhe pandryshueshme, nëse ka vullnet politik për ta ndryshuar ato, mund të ndryshojnë. Barazia e plotë dhe ndryshimet kushtetuese për bllokun politik sllavo-maqedon, paraqet humbje të supremacisë politike ndaj shqiptarëve, e cila e mbanë këtë të drejtë si një qëndrim mohues dhe shovenist ndaj kërkesave dhe kushteve minimaliste të subjekteve politike parlamentare shqiptare me Platformën Shqiptare.

Me këtë qëndrim, i doli “era lakrorit”, dhe lojës së ujkut Zaev për gatishmërinë dhe pranimin e Platformës Shqiptare në ,programin qeverisës. Ky prononcim i fundit i liderit dhe pretendentit për kryeministër Zoran Zaev, kërkon një reflektim të thellë për subjektet politike shqiptare të kenë një arsye më shumë për të qëndruar të bashkuar dhe të pamposhtur duke i mbrojtur edhe ato kërkesa minimaliste të Platformës së tyre.

Shpresat për zyrtarizim të gjuhës shqipe kandidati për kryeministër Zaev, i hodhi poshtë si antikushtetuese, me këtë deklarim të qartë ai zhgënjeu 70 mijë votuesit shqiptarë, që besuan në broçkullat e tij për barazi dhe zyrtarizim të gjuhës shqipe. Edhe këtë radhë nuk kishte si të ndodhte ndryshe me premtime pa mbulesë të një subjekti politik si LSDM-ja, që nga e kaluara e saj shquhet për fushata antishqiptare ndaj gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Ndaj gjithë kësaj demagogjie ndaj gjuhës shqipe vlen fjala e urtë popullore se, “të gjithë derrat një turi kanë”. Le të shpresojmë se shiptarët tani e tutje nuk do ta hanë sapunin për djathë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *