Home / Kryesoret / Edi Rama porosit shqiptarët për qetësi dhe kritikon policinë maqedonase: Bëni detyrën

Edi Rama porosit shqiptarët për qetësi dhe kritikon policinë maqedonase: Bëni detyrën

I ftuar në Top Story, Rama tha se në këtë situatë duhet të veprohet me qetësi. Kreu i qeverisë porositi shqiptarët e Maqedonisë që të mos bien pre e provokimeve. Rama kritikoi gjithashtu edhe punën e policisë maqedonase.

“Është një moment kur realisht duhet shumë qetësi. Më vjen shumë keq që u ngrit një strategji dritëshkurtër politike duke vendosur shqiptarët në shenjestër dhe duke përdorur si sebep të ashtuquajturën Platforma e Tiranës.

Është krejtësisht e papërgjegjeshme që një luftë për pushtet të motivohet..kjo është një situatë që unë uroj do të jetë e përkohshme. Shqiptarët, lidershpi politik i shqiptarëve, të ruajë maksimalisht qetësinë dhe të mos bien në kurthin e reagimeve që mund të çojnë edhe në një përshkallëzim më të madh. Uroj që policia në Maqedoni të bëjë detyrën dhe të mbrojë njerëzit”, tha Kryeministri Edi Rama.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *