Home / Shëndeti / Efektet çudibërëse të lëngut të shalqinit

Efektet çudibërëse të lëngut të shalqinit

Nuk është çudi që shalqini është një frut që të bën mjaft mirë. Studimet shkencore kanë treguar që ngrënia e shalqinit dhe për më tepër, pirja e lëngut të shijshëm të tij, ka vlera të jashtëzakonshme për organizmin e njeriut. Më poshtë do të gjeni gjashtë arsyet nga AgroWeb se përse duhet të hani më shumë shalqi ose më mirë akoma të pregatisni një lëng fantastik të kuq flakë, të ëmbël e plot vlera.   1. Likopeni i bën mirë zemrës dhe lëkurës, si dhe parandalon tumoret Likopeni është një substancë që i jep tulit të shalqinit atë ngjyrën e bukur të kuqe. Është një antioksidant i fuqishëm që mbron sistemin kardiovaskular nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Studimet kanë treguar që njerëzit që konsumojnë shumë ushqime të pasura me likopen janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare. Përfitimet që vijnë nga likopeni janë të shumta duke nisur nga mbrojtja e lëkurës nga dëmet e shkaktuara nga rrezet UV që shkaktojnë plakjen e parakohshme, rrudhat dhe kancerin e lëkurës. Një gotë plot me lëng shalqini para se të shkoni në plazh do t’ju japë një dozë të fuqishme antioksidantësh që do t’ju mbrojnë nga rrezet ultravjollcë që bombardojnë lëkurën. Studimet kanë treguar që ushqimet e pasura me likopen mbajnë nën fre shfaqjen e një sërë sëmundjeve të kancerit. Një studim i përmasave të mëdha zbuloi të dhëna mjaft interesante për aftësitë e likopenit për të zvogëluar shanset e shfaqjes së kancerit të mushkërive, pankreasit, prostatës, zorrëve dhe stomakut. Përfundimet e studimit treguan që nëse dëshiron të mbrosh zemrën, lëkurën dhe trupin nga kanceri, duhet të konsumosh më shumë ushqime të pasura me likopen siç është shalqini. Domatet janë një tjetër burim fantastik i likopenit së bashku me qitron ngjyrë rozë dhe frutin tropikal gujavën, të cilat kanë edhe një nivel të lartë antioksidantësh. 2. Citrulina për një qarkullim të mirë gjaku Citrulina është një amino acid që gjendet në sasi të larta tek lëngu i shalqinit. Kur futet në organizëm, citrulina transformohet në argininë, një amino acid i dobishëm për përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe qetësimit të enëve të gjakut. I gjithë sistemi kardiovaskular përfiton nga citrulina që jep qetësi kur jemi të stresuar, energji, shplodh muskujt kur jemi të lodhur dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.Ka patur sugjerime të tjera sipas të cilave lëngu i shalqinit ka një efekt natyral si të viagrës. Nga ana tjetër, njerëzit që kanë mungesë arginine në dietën e tyre duhet të shfrytëzojnë sasinë e madhe të citrulinës tek shalqini dhe kështu mund të qëndrojnë larg ilaçeve. 3. Lëngu i shalqinit kundër shëndetit të tepërt Citrulina tek lëngu i shalqinit ka qenë subjekt i disa studimeve shkencore tek kafshët. Këto studime kanë treguar që citrulina ndërhyn tek akumulimi i yndyrnave tek qelizat dhe bllokon efektet e një enzime të njohur si TNAP që përshpejton “magazinimin” e yndyrnave në trup. Ndonëse studimet tek kafshët nuk kanë rezultate përfundimtare, pirja e një lëngu shalqini përpara çdo vakti është një ide e mirë për të qenë të hidratuar, të mirë ushqyer dhe për të marrë pak kalori, rrjedhimisht për të rënë në peshë. 4. Lëngu i shalqinit kundër inflamacionit Ngrënia e shalqinit ose pirja e lëngut të tij përpara ushtrimeve dhe stërvitjes, ka një efekt anti-inflamator, thonë studimet. Shalqini është i pasur me flavonoidë, karotenoidë siç janë likopeni dhe beta karoteni që luftojnë inflamacionet. Këto përbërës pasurohen më shumë nëse shalqini piqet gjatë. Pra, shalqini duhet lënë të piqet për pak kohë më shumë që tuli të ketë një ngjyrë të ndezur të kuqe përpara se ta hani ose t’i pini lëngun. 5. Vitamina dhe minerale Ndonëse nuk janë pika e tij më e fortë, shalqini ka plot vitamina dhe minerale veçanërisht vitaminë C dhe beta karoten që transformohet në vitaminë A, kur trupi ka nevojë. Shalqini ka gjithashtu sasi të vogla të vitaminës B. Shalqini ka gjithashtu edhe kalium dhe magnez që shumëfishohen tek lëngu i frutit, ndërkohë që farat përmbajnë nivele të mira hekuri dhe zinku. 6. Lëngu i shalqinit përmirëson shëndetin e veshkave Lëngu i shalqinit është shumë i mirë për veshkat. Ka një efekt pastrues dhe nxjerr jashtë acidet që ndihmojnë në formimin e gurëve të dëmshëm. Farat e shalqinit kanë një efekt më të madh tek veshkat ndaj nëse dëshironi të përdorni shalqinin veçanërisht për këtë efekt, konsumoni edhe farat e tij. Si të përgatisni lëngun e shalqinit Prisni disa copa shalqin të mjaftueshme për 2 persona. Duke qenë se shalqini është 90% ujë, copën e shalqinit duhet ta llogarisni në bazë të kësaj përmbajtjeje. Përdorni edhe shtresën e gjelbër të shalqinit, pasi ka plot fibra. Ndajeni në copa të vogla aq sa mund të futen në mikser. Mos harroni që lëkura e shalqinit ka vlera fantastike ndaj duhet përfshirë në pregatitjen e lëngut. Për më tepër shija e shalqinit është shumë e fortë dhe ju nuk do të ndieni aromën e lëkurës në lëng. Ju bëftë mirë.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *