Home / Kryesoret / Ekspertët: Presidenti Ivanov do të përgjigjet për shkeljet

Ekspertët: Presidenti Ivanov do të përgjigjet për shkeljet

Presidenti Gjorge Ivanov në vend që të jetë shembull për respektimin e Kushtetutës dhe interesin e përgjithshëm të shtetit, ai i pari i shkel ato, vlerëson ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trëndafil Ivanovski. Kjo për shkak të mos dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë së re si dhe faljeve të funksionarëve të përfshirë në hetime, gjatë vitit të kaluar. Sipas Ivanovskit, Presidenti Ivanov duhet që një ditë të përgjigjet penalisht, qoftë edhe pasi t’i skadojë mandati.

Sigurisht se do të ketë iniciativa; sigurisht se do të ketë organ kompetent që do ta vlerësojë atë, në një sistem normal ky me gjasë do të jetë prokuroria publike, megjithëse e dini se si është prokuroria jonë publike tani; sigurisht se drejt saj do të shkohet me implementimin e sferës së legjislacionit penal – tha Trëndafil Ivanovski, ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Ivanovskit, secili qytetar mund të inicionte procedurë për këto shkelje flagrante kushtetuese. Pastaj Gjykata Kushtetuese por edhe Parlamenti me shumicë prej dy të tretave mund të votojnë për përgjegjësinë e Presidentit, me ç’rast do të shkarkohej nga posti. Por sipas tij, aktualisht nuk ekziston besim në institucionet për një iniciativë të tillë.

Në këtë çmenduri politike që ndodh në dekadën e fundit e që mori intensitet më të madh vitin e fundit dhe muajt e fundit, është e qartë se këto kushte nuk krijojnë as stimul e as dëshirë të kërkohet përgjegjësi e tillë të Presidentit, duke e pasur parasysh se si është shkatërruar sistemi politik, duke e pasur parasysh se nuk ekziston as Parlament, nuk ekziston kurrfarë klime në të cilën mund të flitet për përgjegjësi – theksoi Trëndafil Ivanovski.

Kushtetuta e RM-së e obligon Presidentin t’ia jap mandatin për formim të qeverisë kandidatit që siguron shumicën parlamentare. Rrjedhimisht, sipas ekspertëve Ivanov në këtë periudhë ka shkelur dy herë Kushtetutën, fillimisht duke ia dhënë mandatin Nikolla Gruevskit, i cili nuk kishte siguruar shumicën parlamentare.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *