Home / Lajme / Kronika e zezë / Ekstradohet nga Italia i dënuari me 18 vite burg për vrasje

Ekstradohet nga Italia i dënuari me 18 vite burg për vrasje

I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 18 vite burg për vrasje, ekstradohet nga Italia një person.

Bëhet fjalë për 42- vjeçarin Almir Haruni nga Gramshi, i cili akuzohet për një krim të kryer 20 vite më parë.

Gjykata e Gramshit në 9 korrik të vitit 2001, e ka dënuar me 18 vjet burg, për veprën penale, “Vrasjes” dhe “Armëmbajtjes pa leje”.

Haruni akuzohet se më 6 gusht të vitit 1997 rreth orës 21.30 në qytetin e Gramshit pas një sherri për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. B.

Pas krimit ai humbi gjurmët, ndërsa mendohet se gjatë këtyre viteve ka qëndruar i fshehur në Itali.

Në sajë të bashkëpunimit me homologët e Interpol Romës, në vitin 2007 është bërë e mundur të lokalizohet në Itali, pasi ishte arrestuar nga autoritetet italiane për veprën penale të “Trafikut të drogës”.

I ekstraduari mbrëmjen e djeshme, i’u dorëzua në aeroportin e Rinasit autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *