Home / Lajme / “El Clasico” i takon Barcelonës, Messi mbret në “Bernabeu”

“El Clasico” i takon Barcelonës, Messi mbret në “Bernabeu”

Barcelona e ka mposhtur 3:2 Real Madridin midis “Santiago Bernabeut”, duke rihapur seriozisht garën për titull.

Me 10 lojtarë në fushë nga minuta e 75, Real Madridi nuk ka mundur të përballojë presionin e Barcelonës, që triumfuan 3:2 me golin e Lionel Messit të shënuan në minutën e fundit të ndeshjes.

Pesë herë më i miri i botës, Leo Messi, shënoi në minutën e 92’të për t’ia dhuruar tri pikë Barcelonës, që tani rihapet seriozisht gara për titull.

Messi shënoi dy gola në këtë ndeshje, derisa tjetrën e realizoi Rakitic. Për Realin shënuan James e Casemiro.

Kujtojmë se Sergio Ramos u ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 75’të, duke lënë Realin me 10 lojtarë më për shumë se 15 minuta.

Pas kësaj fitore të Barcelonës, është rihapur seriozisht gara për titull, që janë barazuar me pikë 75, por që Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *