Home / Showbiz / Elita Rudi mahnitë me bukurinë teksa promovon megaspektaklin ‘Elite Show’ (Video)

Elita Rudi mahnitë me bukurinë teksa promovon megaspektaklin ‘Elite Show’ (Video)

Tashmë është bërë i ditur destinacioni i ri i Elita Rudit.

Në fakt, bëhet fjalë për emisionin e ri se ku do ta shfaq moderatorja dhe i cili do të titullohet “Elite Show”.

Ky i fundit do të transmetohet në Radio dhe Televizionin Dukagjini në bashkëpunim edhe me Telegrafin.

Në një promo të sapo publikuar bukuroshja gjakovare duket mahnitëse dhe tejet joshëse e veshur me fustanin e kuq teksa promovon emisionin shesheve të kryeqytetit kosovar të Prishtinës.

Theksojmë se Elita kohë më parë ka treguar se spektakli do të jetë argëtues për publikun, dhe do të qëndroj pak më larg showbizit, ngase shumë emisione kanë filluar ta bëjnë këtë gjë dhe kjo ka kaluar në monotoni.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se do tu japë më shumë hapësirë artistëve të rinj, dhe në spektaklin e ri nuk do të mungojnë humanizmi, apo reflektimi nga aksionet humanitare.

Gjithashtu lexo

Rita Ora kënaqet në veshjen me fytyrë të Paris Hiltonit (Foto)

Bukuroshja shqiptare, Rita Ora, gjithnjë shfaqet atraktive. Ylli me renome botërore ka publikuar një foto …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *