Home / Showbiz / Elton John shtrohet në spital, anullon koncertet

Elton John shtrohet në spital, anullon koncertet

Elton John ka nevojë për disa pushime.

Këngëtari ka anulluar koncertet e tij të muajit prill dhe maj në Caesars Palace, Las Vegas pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

“Gjatë një turneu të sukseshëm në Amerikën e Jugut, Elton mësoi se kishte një infeksion bakterial të rrezikshëm dhe të pazakontë,” ka shkruar Caesars Palace, në faqen e Facebook.

70-vjeçari ka kaluar dy ditë nën kujdesin intensiv të mjekëve dhe të shtunën ka dalë nga spitali për të pushuar në shtëpi. John pritet që të shërohet plotësisht dhe do të kthehet në skenë në Twickenham, Angli më 3  qershor.

“Unë jam kaq me fat që kam fansat më jashtëzakonshëm dhe besnik. I kërkoj falje që i zhgënjeva,”-ka thënë John në një deklaratë.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *