Home / Kryesoret / Enver Hoxha-Klein: Një person na ka thirrë në Kumanovë

Enver Hoxha-Klein: Një person na ka thirrë në Kumanovë

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Kumanova” njëri prej të akuzuarve Enver Hoxha Klein- shtetas gjerman, para gjykatës, gjatë dëshmisë së tij ka thënë grupi është thirr nga një person i Maqedonisë por nuk pa dashur ta përmend emrin e ti.

“Ka njerëz në Maqedoni që na kanë thirrë. Pas këtij rasti, ai person është i pakapshëm. Është keqpërdor i pakapshëm. Kam prit që dy vite nga Prokuroria Publike të na sjellë personin. Duhet hetim transparent ndërkombëtar”, theksoi Hoxha.

Edhe pas insistimit të Prokurorisë, avokatëve dhe Gjykatës Enver Hoxha Klein nuk ka pranuar të zbulojë emrin e personit që i ka thirrur në Kumanovë. Sipas tij, ka pasur premtime se populli qëndron pas tyre. Ai theksoi se deri tash Ambasada e Gjermanisë e ka vizituar 3 herë, por tani është bërë një vit që nuk e kanë vizituar dhe nuk e dinë se për çfarë arsye është neglizhuar nga Ambasada, informon Lajm.

Hoxha ka deklaruar edhe për qasjen e njësive policore në stacion. Ai ka qenë i keqtrajtuar në mënyrë ç’njerëzore dhe gjatë kohës që e kanë marrë në pyetje i kanë vendosur qese në kokë duke ia drejtuar pistoletën në kokë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *