Home / Lajme / Botë / Erdogan nuk pranon pyetje nga gazetarët, tregohet “i kujdesshëm” me mbështetësit që po e prisnin jashtë

Erdogan nuk pranon pyetje nga gazetarët, tregohet “i kujdesshëm” me mbështetësit që po e prisnin jashtë

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, pasi përfundoi fjalimin e tij para gazetarëve, nuk pranoi që këta të dytët të bënin ndonjë pyetje për të.

Dhe këtë, përcjell Telegrafi, Erdogan e bëri me arsyetimin se jashtë po binte shi dhe se ai nuk donte që t’i linte mbështetësit e tij që ta prisnin më gjatë.

“Është duke rënë shi dhe nuk do të doja që njerëzit të prisnin gjatë. Besoj do të kemi raste të tjera kur do të takohemi”, ka thënë Erdogan para gazetarëve.

Ndryshe, në një paraqitje para medieve, presidenti turk Recep Tayip Erdogan ka falënderuar popullin turk për siç ka thënë “maturinë e treguar” gjatë votimit në referendumin për ndryshimet kushtetuese në Turqi.

“Vota e 16 prillit ka treguar se populli ka votuar për një të ardhme më të mirë. Populli ka bërë një ndryshim të sistemit 200 vjeçar. Kjo do të jetë reforma më e madhe në histori”, ka thënë Erdogan.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *