Home / Lajme / Botë / Erdogan: Pas referendumit, propozimi për vendosjen e dënimit me vdekje

Erdogan: Pas referendumit, propozimi për vendosjen e dënimit me vdekje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se pas referendumit të 16 prillit, në të cilin pritet mbështetje e madhe për reformat kushtetuese në Turqi, në axhendën e Parlamentit do të jetë projektvendimi për futjen e dënimit me vdekje.

“Pas referendumit të 16 prillit, në axhendën e parlamentit do të gjendet projektvendimi për dënimin me vdekje. Devlet Bahçeli, kryetar i partisë opozitare MHP, thotë se e mbështet këtë. Edhe Binali Yildirim. Nëse nuk e kam kuptuar gabimisht edhe Kemal Kiliçdaroglu, kryetar i partisë opozitare CHP, ka thënë se do ta mbështesë propozimin. Nëse nuk e mbështesin, ne do të organizojmë edhe një referendum rreth kësaj çështjeje”, tha Erdogan.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *