Home / Lajme / Botë / Erdogan: Turqia mund ta rihetojë pozicionin e saj për anëtarësim në BE

Erdogan: Turqia mund ta rihetojë pozicionin e saj për anëtarësim në BE

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, mbrëmë deklaroi se Ankaraja mund ta rihetojë pozicionin e saj për inkuadrim në Bashkimin Evropian, nëse lihet të presë kohë të gjatë dhe nëse mbahet raporti aktual armiqësor i disa shteteve nga bashkësia.

Erdogan, gjithashtu, deklaroi se nuk mund të gjejë zgjidhje për krizën siriane, nëse Asadi mbetet në pushtet.

Ai në lidhje me vendimin e marrë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) për vendosjen e Turqisë në procesin e monitorimit, ka vlerësuar se ky vendim i marrë aktualisht kundër Turqisë është plotësisht politik.

Në lidhje me vendimin e APKE-së për “monitorim politik”, Erdogan ka rikujtuar se ditën e diel në Francë janë mbajtur zgjedhje presidenciale dhe ka vënë në dukje se këto votime janë kryer në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

Pasi ka shtruar pyetjen se përse zbatueshmëria e gjendjes së jashtëzakonshme vazhdon që prej 1.5 viti në Francë, Erdogan është shprehur se kjo vetëm kundër një organizate terroriste që ishte një ngjarje ku u vranë vetëm 15-20 persona dhe pas kësaj ka nisur gjendja e jashtëzakonshme për një kohë të gjatë.

“Ditën e diel në Francë janë mbajtur zgjedhje presidenciale, votime këto që janë kryer në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Gjithashtu edhe votimi që do të mbahet pas 15 ditësh do të kryhet sërish në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. A vjen për Francën një kusht apo një zbatueshmëri e tillë? Kurrë nuk është bërë një gjë e tillë. Ndërsa në Turqi ndodhi një tentativë për grushti shteti për të rrëzuar qeverinë. Turqia zbaton gjendjen e jashtëzakonshme kundër tentativës për grusht shteti, po pastrojmë anëtarët e FETO-s brenda radhëve të forcave të armatosura, po pastrojmë anëtarët e FETO-s brenda radhëve të forcave të policisë dhe në të njëjtën kohë po pastrojmë anëtarët e kësaj organizate terroriste të infiltruar brenda institucioneve shtetërore. Jemi të detyruar të bëjmë këto pastrime”, deklaroi Erdogan.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se në procesin e bashkimit të Gjermanisë Lindore me Gjermaninë Perëndimore janë pastruar nga shteti më shumë se 500 mijë njerëz, Erdogan, tha se “A ka mundur të flasë njeri për këtë? Jo nuk ka folur askush. Ky vendim i marrë aktualisht kundër Turqisë është plotësisht politik. Ne nuk e njohim një vendim të tillë. Vendime të tilla le të marrin sa të dëshirojnë. Nuk i kushtojmë edhe aq shumë rëndësi. Është marrë një vendim dhe asgjë më tepër.”

Duke i bërë thirrje botës Erdogan, ka vlerësuar se kjo është e vërteta.

“Në një situatë ku e vërteta është e tillë ne iu bëjmë thirrje njerëzve që fillimisht në ndërgjegje të qëndrojnë larg qasjeve politike dhe kryesisht të dëgjojnë zërin e ndërgjegjes. I përmbahen apo jo kjo nuk është aspak e rëndësishme sepse ne me të njëjtin sinqeritet do të vazhdojmë luftën tonë në pikën e të drejtës dhe lirive. Gjithashtu kurrë nuk do të bëjmë tolerime në luftën tonë kundër të gjithë organizatave terroriste, kryesisht kundër PKK-së, FETOS- dhe DEASH-it. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë në mënyrë të vendosur”, theksoi më tej Erdogan në intervistë.

Erdogani i theksoi zgjedhjet presidenciale në Francë, ku liderja e djathtë Marin Le Pen kërcënohet me dalje nga BE-ja, dhe se bashkësia është “para shpërbërjes”.

“Një ose dy vende nuk mund ta mbajnë BE-në gjallë. Keni nevojë për një vend si Turqia, vend ndryshe, personifikim të feve të ndryshme, kjo do ta bënte shumë më të fuqishëm” tha ai.

“Por, siç duhet, se vende-anëtare të BE-së nuk e njohin këtë fakt. Ata mendojnë se është shumë vështirë që pranojnë një vend mysliman si Turqia”, deklaroi Erdogan.

Për luftën në Siri, ai tha se konflikti nuk mund të zgjidhet derisa presidenti Bashar asl Asadi është në pushtet.

“Asadi nuk është mënyra për zgjidhjen e problemit në Siri”, deklaroi Erdogan.

“Siria duhet të lirohet nga Asadi që të mund të paraqitet zgjidhja”, tha ai.

Erdogan, gjithashtu, e përmendi edhe zvogëlimin e mbështetjes ruse për Asadin. Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë: “Erdogan, mos më keqkupto. Unë nuk jam mbrojtës i Asadit, nuk jam avokati i tij.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *