Home / Kryesoret / EUFOR: Nuk do të ketë luftë në Ballkan – (VIDEO)

EUFOR: Nuk do të ketë luftë në Ballkan – (VIDEO)

Komandanti i Forcave të Bashkimit Evropian (EUFOR), gjeneral-majori Anton Valdner theksoi se vlerëson se në Bosnjë e Hercegovinë ose në fqinjësi nuk do të ketë luftë.

“Ky vend pra Bosnja me mbështetje të madhe ndërkombëtare, tani më dy dekada e mban paqen dhe stabilitetin. Nuk shoh çfarëdo indikacione se kjo do të ndryshojë. Nuk shoh se çfarëdo lufte do të ndodhë këtu ose në fqinjësi. Fakt është se këtu nuk ka konflikte për territorin me fqinjët”, deklaroi Valdner “.

Komandanti i EUFOR e ka komentuar deklaratën e kryetarit të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker për “Fajneshëll tajms”, ku përmendi luftë të mundshme në Ballkan dhe në BeH.Valdner mendon se është fakt se Forcat e armatosura të BeH-së janë “një tregim i suksesshëm dhe se kanë arritur t’i bashkojnë pjesëtarët e e të gjithë popujve që të mbajnë uniformë të njëjtë”.

Ai potencoi se mendon se ekziston kërcënim nga terrorizmi, siç ekziston edhe në tërë Evropën.

Nga ana tjetwr Eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, sot deklaroi se është i dëshpëruar dhe shqetësuar nga deklaratat e disa liderëve politik në Ballkan të cilët sipas tij mund të konsiderojnë për përzierje në vendet fqinje.

Ai pas takimit që e kishte me zëvendëskryeministrin serb dhe ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiq në Bruksel, Han i quajti deklaratat e tilla të papranueshme, të panevojshme dhe kundërproduktive.

“Do të doja që ta shfrytëzoj këtë mundësi që ta shpreh dëshpërimin dhe shqetësimin tim nga deklaratat e ndezshme të disa liderëve në rajon. Deklaratat e tilla, të cilat mund të konsiderohen edhe për përzierje në vendet fqinje, që implikon ndryshim të kufijve janë të papranueshme dhe gjithnjë e më shumë të panevojshme dhe kundërproduktive”, porositi eurokomisari Han.

Qëndrimi i tillë i komisarit për negociata për zgjerim i bashkimit Evropian u dedikohet deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, se pa ardhmëri të qartë në Bashkimin Evropian, këto dy shtete të Ballkanit do të mund të bashkohen në një vend.

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *