Home / Kryesoret / Evidentohen dëmet në bujqësi – (VIDEO)

Evidentohen dëmet në bujqësi – (VIDEO)

Pas uljes temperaturave të cilat si pasojë shkaktuan shumë dëme në kulturat bujqësore dhe ato të pemtarisë nga qeveria është formuar një komision i cili është në teren dhe po meret me verifikimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga ngrica. Verfikimi dhe vlerësimi i dëmeve nga dita e djeshme po realizohet edhe në fushën e Pollogut nga ana e njësisë rajonale të ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave , nga ku thonë që sipas të dhënave nga terreni më së shumti janë dëmtuar patatet, por edhe pemët përfshirë këtu vishnjët, dardhat, kajsitë, mollët dhe kështu me rradhë, përcjellë Televizioni Koha.

Informacionet e verifikuara nga tereni për dëmet e shkaktuara në kultura bujqsore dhe të pemtarisë nga ngricat si pasojë e uljës së temperaturave, njësia rajonale e ministrisë së bujqësisë pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave do t’i dorëzojë në ministrinë e bujqsisë pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave ku pas vlerësimeve do të meret vendimi për kompensimin e dëmeve në fjalë, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme disa bujq të rajonit të Tetovës të cilët kishin pësuar dëme të konsiderueshme në të mbjellat e tyre bujqsore dhe të pemtarisë kërkuan nga institucionet kompetente që minimumi të ju kompenzohen shpenzimet e tyre.

Nesër pritet që bujqit të informohen për mënyrën e dorëzimit të dokumentacionit. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *